Fushata paraelektorale në Ulqin në fazën përfundimtare – Video Forca

May 21, 2010   | Opinione

promovimi qendror i FORCES.1Fushata paraelektorale në Mal të Zi në fazën përfundimtare

Ulqin, 21 maj – Fushata paraelektorale për zgjedhjet lokale në Mal të Zi ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa partitë politike kanë dhënë premtime për përmirësimin e jetës së qytetarëve ulqinakë.
Koalicioni “Për Ulqinin Evropian”, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Demokratike e Socialistëve të kryeministrit Milo Gjukanoviq u premtuan ulqinakëve investime të reja dhe kthimin e pronave të nacionalizuara që në kohën e monizmit.
Ndërkaq, Nazif Cungu nga Forca e Re Demokratike, i bindur se ky subjekt do ta sigurojë vetëm shumicën e duhur në Parlamentin e Ulqinit, të premten në një konferencë me gazetarë deklaroi “që javën e parë do të aplikojmë planin e transformimit të pushtetit në Komunën e Ulqinit”.
Ai tha se kanë formuar grupin e ekspertëve që brenda një afati “rekord” të startojnë me një pushtet të ri efikas dhe të përgjegjshëm, krahasuar me pushtetin, siç e quajti ai, të kryetarit në largim, Gëzim Hajdinaga.
Krahasuar me dy listat e mësipërme kandiduese, koalicioni Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve porosisin ulqinakët, anamalasit, kranjanët dhe malësorët, se “me flamujt e Malit të Zi nuk ruhet identiteti kombëtar shqiptar, nuk kthehen pronat e eksproprijuar, nuk avancohet arsimi, as kultura shqiptare në këto mjedise”

Koha Net
http://forca.me/images/stories/videos/Promovimi_Ulqin.flv

3