Koalicioni “Për Ulqinin Evropian”fiton zgjedhjet lokale në Ulqin

May 24, 2010   | Politika

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Televizioni Malazez TVCG koalicioni “Për Ulqinin Evropian” ka fituar zgjedhjet lokale në Ulqin.Në Ulqin kan garuar 9 lista,ku prej tyre 7 janë shqiptare. Trupi votues aktual në mbarë territorin e Komunës së Ulqinit është 17.947 qytetarë me të drejtë vote. Edhe në këtë fushatë paraelektorale, beteja më e madhe dhe e paparë e partive dhe e koalicioneve  shqiptare  dhe atyre qytetare, u zhvillua në Anë të Malit, e banuar kryesisht me popullatë autoktone shqiptare.Karshi një atmosfere shumë të nxehtë, me tone dhe retorikë të ashpër, promovimet partiake përfunduan pa asnjë incident. Kuvendi i Ulqinit ka 33 vende, edhe në historinë e tij pluraliste njëzetvjeçare, elektorati asnjë herë nuk qenë më i përçarë se sot
Sipas rezultateve preliminare të vëzhguesve të zgjedhjeve në Ulqin jan evidente,mirpo  koalicioni “Për Ulqinin Evropian” duhet të bejë koalicion që të ket shumicën në parlament të Ulqinit.

  • 1.Koalicioni “Për Ulqinin evropian” (UDSH – 7) (PDS – 7)     – 14 vende
  • 2.Forca e re demokratike                                                             –  11 vende
  • 3.Partia e Prosperitetit Demokratik                                     –  2 vende
  • 4.Partia Socialdemokrate e Ulqinit                                       –  2 vende
  • 5.Lëvizja Qytetare Perspektiva                                                –  1 vend
  • 6.Koalicionit “Lidhja Demokratike –                                   – 1 vend
  • Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve”
  • 7.Koalicionit “Për Malin e Zi më të mir”,                            . 2 vend
  • 8.Lëvizja Qytetare – Dr.Isat Jakupi                                        –  ska fitu vend

REZULTATET DEFINITIVE MUND TI SHIKONI NE PDF “KLIKO”
ose kliko në Fotografi


Lajme nga Ulqini
http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/maLizi-f.flv

47