Manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit 2010”

June 1, 2010   | Kulturë / Kultura

Per te shtatin vite me radhe ne qytetin antik te Shasit mbahet manifestimi gjithepopullor “Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” maj 2010. Shasi edhe kete vite o ti pres mysafiret te shumte nga qytetet tjera shqiptare si Ulqini, Tivari, Shkodra, Tuzi, Plava, Lezha, Tirana, Prishtina,Shkupi,Presheva etj. Anamalasit ne qytetin e tyre te lashte do te presin mysafiret me ushqime tradicionale:buke kallamoqi, laknur, dollme, embelsira nga me te ndryeshme. Lojrat popullore do te jen atraksion i veçante per mysafiret e shumte qe do ta mbushin fushen buze liqenit te Shasit. Humoriste dhe kengetare te ftuar nga te gjitha viset shqiptare do ta shtojn bukurine e ketij manifestimi.Qellimet e shoqates ORA nga Ana e Malit – Ulqin janë: Ruajtja e vlerave kulturo-historike, Zhvillimi social-ekonomik, Mbrojtja e mjedisit, Ruajtja e vlerave tradicionale, Zhvillimi i sportit dhe rekreacionit, Zhvillimi i vlerave kulturore dhe shpirtërore, Zhvillimi i turizmit, Emri i Shoqatës është ORA. Shoqata ORA është organizatë jopartiake, joqeveritare dhe joprofitabile. Shoqata eshte formu në bazë vullnetare. Selia e Shoqatës është në Katërkollë, Ulqin. Fshatrat e Anes se Malit: Sukubina, Katerkolla, Kravari, Rashtisha, Shasi, Brajsha, Shtodri, Fraskanjeli, Milla, Krytha, Amulli, Selita, Kalimani, Kosiq, Shtegvasha, Kllezna, Bojku, Dragina, Lisna Bore, Muriqani, Oblika, Shtufi, Dodaj.

Thirrje për të kontribuar
Për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara, në kuadrin e të cilëve është edhe manifestimi tradicional “Pranvera në Anë të Malit 2009?, shoqata ORA ka nevojë edhe për kontributin tuaj.
Kontributet tuaja brenda Malit te Zi mund te derdhën në xhirollogarinë e shoqatës ORA e cila është:
BANKA KOMERCIALE MALAZEZE – Filiali Ulqin, nr i xhirollogarisë: 510 – 10123 – 32

Për të shikuar më teper Fotografi :

Fadil Kovaci – Manifestimi 2010 Facebook

Lajme nga Ulqini


YouTube Preview Image

6