Shpat Kasapi në SHBA për Afërditën, apo për koncerte?!

June 15, 2010   | Lajmet / Vijesti

Shpat Kasapi në SHBA për AfërditënMe zërin interesant, paraqitjen dhe buzëqeshjen që gjithmonë e ka karakterizuar, ai i bën menjëherë njerëzit për vete. Publiku çmendet pas tij dhe këtë gjë e kemi vënë re në çdo skenë mbi të cilën është ngjitur këngëtari nga Kosova, Shpat Kasapi. Edhe këtë herë, gjatë turneut të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shpati ka tërhequr pas vetes gjithë publikun, duke i bërë ata të kërcejnë e këndojnë bashkë me të përgjatë gjithë mbrëmjeve. Sot po ju shfaqim një nga fotot e këtij turi, në të cilën Shpati, është duke kënduar tërë pasion një nga këngët e repertorit të tij, dhe publiku i gjerë është duke dëfryer nën tingujt e muzikës së tij. Në foto duket dhe një vajzë e re që është duke regjistruar me celularin e saj këngëtarin ndërsa këndonte. Me këtë tur koncertesh në SHBA Shpati ka gëzuar pa masë edhe të dashurën e tij, këngëtaren e modelen e njohur që prej vitesh jeton në Amerikë, Afërdita Dreshaj, gëzim të cilin ajo e ka shfaqur edhe në statuse të ndryshme, në profilin e saj në rrjetin social facebook.com

BOTA SOT

YouTube Preview Image

4