Lirë dhe mirë në bregdetin e Ulqinit

June 16, 2010   | Lajmet / Vijesti

Plazha madhe Ulqin.3Shqipëria, Mali i Zi,Greqia, Turqia dhe destinacionet e tjera janë më të preferuarat për pushimet verore 2010. Këto oferta shpalosen gati tek gjitha agjencitë turistike, ndërsa disa të tjera ofrojnë edhe udhëtime dhe pushime speciale edhe në vendet tejoqeanike.
Shumica e qytetarëve kanë nisur planifikimin për të kaluar një pushim, varësisht nga xhepi i tyre, mirëpo një pjesë tjetër as që ka llogaritur mundësinë për të shfrytëzuar këtë verë për pushime verore.
Bregdeti shqiptar konsiderohet si më i lirë për të kaluar një pushim në kushtet e standardeve të qytetarëve. Hotele me çmimet prej 20 euro e deri në 50 euro në ditë, janë ofertat që qarkullojnë gati se në tërë rivierën turistike shqiptare, me përjashtime të hoteleve më luksoze, të cilat prapë se prapë janë në të njëjtin lokacion të hapësirës bregdetare.
Edhe në Mal të Zi gati se janë në dispozicion ofertat e njëjta për pushuesit, mirëpo këto çmime janë kryesisht në zonën e Ulqinit,ku çmimet rijn gjithmon stabile për çdo xhep të pushuesit,por për shkak se në pjesën tjetër të bregdetit malazias janë të pranishme ofertat e larta, ku kryesisht frekuentojnë për pushime pushues nga vendet e Evropës Perëndimore si dhe pushues nga Amerika, Kanadaja dhe Rusia.
“Kemi në veçanti një ofertë që është e mirë për Ulqin dhe ajo përmban çmime mesatare”,ku çmimet per bujtje sillen prej 5€ der 10€ konfor i garantuar.
“Varësisht se sa para ka siguruar qytetari apo familja për pushime. Kemi oferta  të lira, por edhe ato të shtrenjta.
Një pjesë e qytetarëve theksojnë se më së shumti preferojnë bregdetin shqiptar, për shkak të afërsisë dhe kushteve më të lira. Një udhëtim me veturë deri në Durrës,Sarandë  apo Ulqin asht mir se ardhur.


http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv