Orinda Huta dhe Turi, dashuria tashme publike

June 16, 2010   | Lajmet / Vijesti

Orinda HutaKanë mëse një vit që jetojnë një lidhje dashurie, të përfolur mes miqsh, por hermetike në sytë e publikut. Madje kanë bërë çmos që pikërisht marrëdhënia e tyre të ruhej nga sytë e njerëzve. Por ja që nuk kanë vazhduar dot më me fshehtësi. Për herë të parë këngëtarja Orinda Huta dhe këngëtari i “Produkt 28? janë kapur nga paparci i “Bluetooth” dhe ja prova është tashmë përpara jush.

Lidhja
Ambienti i muzikës i ka afruar. Bashkëpunimi i Orinda Hutës me Albanin, një prej djemve të grupit “Produkt 28? ka forcuar miqësinë mes grupit dhe vajzës bukuroshe. Por që mes saj dhe njërit prej tyre ka nisur një shkëndijë, që prej mëse një viti është konkretizuar në një lidhje dashurie. Ka qenë Turi, djali simpatik që njihet edhe si prezantues në një televizion në vend, ai që ka rrëmbyer zemrën e Orindës. Në rrethin e artistëve kjo lidhje njihet prej kohësh. Edhe këtu në “Bluetooth” është mësuar gjithashtu. Por që deri më tani ka qenë mëse e vështirë për të pasur një foto, për shkak të mbrojtjes së madhe që i kanë bërë kësaj marrëdhënie dy protagonistët. Një lidhje në fshehtësi, jo dalje publike, takime në vende ku nuk hyjnë fotografët dhe një sjellje gati të ftohtë kur ndodheshin në aktivitete të përbashkëta.

Koncerti
Por… ja që fshehtësia e tyre nuk mund të vazhdonte në përjetësi! Festivali “Rock in Tirana” ka qenë një joshje për gjithë këngëtarët në Tiranë. Të ftuarit, “Planet Funk” dhe “One Republic” kanë qenë rrjeta e merimagës në të cilën ka rënë pre këtë herë çifti. Nuk mund të rezistonin pa i ndjekur ‘live’ në koncertin e tyre të parë në Shqipëri, kështu që i kanë thënë “Po” tundimit, dhe uruar që askush të mos i vinte re. Por ja që planet edhe dështojnë. Sapo janë ulur në shkallët e stadiumit, së bashku me çiftin tjetër, Fabianin e “Produkt 28? dhe të dashurën e tij, Oltën, paparaci ynë i ka vënë në shenjë. Si gjithmonë e kujdesshme, ajo e ka pikasur shkrepjen e aparatit dhe në foton pasardhëse ka ulur kokën, ndërsa Turi është fshehur mes turmës. Por tashmë fotoja ishte bërë dhe Orinda me Turin këtë herë e kishin humbur bastin me veten. Gjithsesi çifti është mëse i lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa nga ana e saj Orinda e ka pohuar gjithëherë që ndihet mëse e kënaqur dhe madje është shprehur se “i dashuri i saj është më i mirë sesa e kishe ëndërruar”!

Bluetooth

YouTube Preview Image