Rozana Radi rikthehet në teatër si një Ofeli

June 16, 2010   | Lajmet / Vijesti

Rozana Radi.1Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, ka vendosur që këtë verë t’u përkushtohet maksimalisht të dy profesioneve të saj. Pas kaq muajsh mungesë ajo do t’i rikthehet këtë fund qershori skenës së teatrit, këtë herë në rolin e Ofelisë, tek tragjedia “Hamleti”.
Për të na e provuar edhe më mirë këtë, Rozana, në profilin e saj në rrjetin facebook.com ka vendosur foton që ne po ju paraqesim, në të cilën shkruhet mjaft qartë titulli i tragjedisë, në të cilën ajo do të marrë pjesë. Siç transmeton Ballkanweb, ky angazhim i ri në teatër do t’i marrë jo pak kohë Rozit, por megjithatë ajo nuk ka ndërmend që ta lërë pasionin e saj, muzikën për asnjë arsye.
Aktualisht është duke punuar për 2 këngë të reja në studion e kompozitorit të njohur Adrian Hila, për njërën prej të cilave, këngëtarja na tregon se do të realizojë edhe një klip shumë të nxehtë. Në natën finale të Festivalit “Kënga Magjike”, Rozi premtoi se në vijim të karrierës së saj do të realizonte vetëm këngë të vërteta. Emri i kompozitorit tek i cili ka besuar edhe këtë herë, na e garanton këtë, por megjithatë, ne ende jemi në pritje.

Bluetooth

YouTube Preview Image