Adrian Gaxha përse habitet?

June 20, 2010   | Lajmet / Vijesti

Adrian GaxhaTiranë, 20 qershor – Një sfilatë e organizuar nga “Fashion Tv” në Prishtinë ka mbledhur së bashku shumë prej personazheve më të njohura të muzikës, artit dhe pasarelave në Kosovë. Mes tyre ka qenë edhe këngëtari i mirënjohur, Adrian Gaxha, i cili në këtë foto na shfaqet shumë i habitur. Po çfarë ta ketë habitur kaq shumë vallë këngëtarin Gaxha? Zbuluam se Adriani ka frikë se mos e dashura e tij, Luana, e cila jeton në Shqipëri, mund të bëhet xheloze pas publikimit të këtyre fotove, e si pasojë të lindë ndonjë grindje në çift. Ndonëse Adriani në foto shfaqet i rrethuar nga femra shumë simpatike, Bluetooth e këshillon që të mos ketë merak, sepse Luana nuk e vë në dyshim për asnjë moment besnikërinë e tij, përderisa vijon ende të jetë në një lidhje me të. Detaji tjetër që bie në sy nga Gaxha janë flokët që nuk i ka më. Ja përse Adriani mban përherë kapele në kokë.

KOHA NET

YouTube Preview Image