Genta Mes Labit dhe Noizy-t

June 20, 2010   | Lajmet / Vijesti

Genta Mes Labit dhe Noizy-tSë fundmi ajo u shfaq në Tiranë si pjesëmarrëse në “Dancing with the stars Albania”, ndërkaq këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli, aktualisht i është përkushtuar tërësisht muzikës.
Pas shkëlqimit në festivalin “Istanbul Music Awards”, këngëtarja kosovare, Genta Ismajli nuk ka të ndalur me surprizat e saj adresuar publikut shqiptar.
Ndërsa e pyesim në lidhje me planet më të afërta në muzikë, këngëtarja na tregon se është duke punuar për një bashkëpunim me këngëtarin simpatik, Labinot Tahiri.
“Kënga që do të sjell me Labin është tejet ritmike dhe do të përbëjë një nga ‘boom-et’ e kësaj vere”, – thekson Genta. Ndërkaq ajo na ka zbuluar se shumë shpejt do të dalë në treg edhe kënga e saj më e re nën titullin “The King and Queen”, e cila është gjithashtu një bashkëpunim, por këtë herë me rreperin e njohur nga Shqipëria, Noizy.

Bluetooth

YouTube Preview Image

6