Kater medalje te arta ne kampionatin e Malit të Zi

June 21, 2010   | Sporti / Sport

Karate Club Champion_fjolla dervishi, aksa hajdinaga, leona markiqiNen organizimin e federates se karatese se Malit te Zi,te shtunen me 12.02.2010 u mbajt kampionati shteteror per fatosa dhe shpresa,ne te cilin moren pjese 123 garues nga 23 klube.
Klubi I karatese “Champion”u prezantua me shtate sportiste te cilet edhe kesaj rralle paten sukses duke u kthyer me 4 medalje te arta,1 te argjendte dhe 3 te bronzta.
Ne konkurencen e katave ekipore per femra te grupmoshes 2003 e me te rinj, klubin Champion e perfaqesoi ekipi i perbere nga:Leona Markiq,Aksa Hajdinaga dhe Fjolla Dervishi.Ne finale ky ekip u ndesh me ekipin e Buduqnostit te Podgorices I cili edhe pse si cdo here i mbeshtetur nga referime joreale,nuk arrin te mposhte ekipin e klubit Champion e cili u kurorezua me medalje te arte.Perndryshe ky ekip mbrojti medaljen e vitit te kaluar keshtu qe me merite u be kampion I dyfishte.
Ndersa ne kata individuale per femra 2003 e me te reja mori pjese Leona Markiq e cila u kurorezua me medalje te argjendte.Derisa Aksa Hajdinaga me medalje te bronzte poashtu ne kata individuale ….
Kurse talenti I rralle Ermir Kurtoviq, ne kata individuale per meshkuj te grupmoshes 2003 e me te rinj,fatkeqesisht nga nje referim dukshem josportiv,kurorezohet me medalje te bronzte.
Ne lufta individuale te kategorise -40 kg I pamposhtur u tregua Adonis Markashi I cili fitoi bindshem cdo ndeshje me rezultate maksimale.Nuk eshte hera e pare qe ky garues terheq vemendjen e sportisteve prezente gjate evenimenteve.Fal talentit dhe sukseseve te tij Adonis Markashi behet pjese e kombetares e cila ne shtator te ketij viti do te marre pjese ne kampionatin ballkanik I cili do te mbahet ne Greqi.
Me medalje te bronzte ne lufta individuale te kategorise -45kg u kurorezua Edmond Mehmedoviq .
Sukseset e klubit te karatese “Champion” po behen cdo dite e me te dalluara fal deshires se sportisteve dhe punes se palodheshme te trainereve Leke Markiqi dhe Nail Kurtoviqi, si dhe mbeshtetjes maksimale te kryetarit te klubit Z.Hysni Begu.”Champion”shpreh mirenjohje te vecante edhe ndaj prinderve te nxenesve dhe sponsoreve qe ndihmuan ne pjesmarrjen e ketij klubi ne evenimente te ndryshme sportive.

Flora Markiq Facebook

1