Art Klubi organizon Kalimerën e XVIII Poetike me 2-3 korrik – Video

July 1, 2010   | Kulturë / Kultura

Haxhi ShabaniArt Klubi organizon Kalimerën e XVIII Poetike të premtën , më 2 korrik dhe të shtunën , më 3 korrik në Qendrën e Kulturës në Ulqin në orën 21.
Të ftuarit shkrimtarët :BASRI ÇAPRIQI , ANDREJ NIKOLLAIDIS

Haxhi Shabani Facebook

Fillojnë takimet letrare ndërkombëtare “Kalimerja poetike”
Ulqin, 1 korrik – Nga e enjtja e deri të shtunën, në Ulqin mbahen takimet letrare ndërkombëtare “Kalimerja poetike”, të cilën tash dy dekada e organizon Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, njofton KosovaLive.
Mysafirë të këtij edicioni janë dy autorë, ndonëse në moshë relativisht të re, kanë bërë ndryshime të fuqishme në letërsitë të cilët u takojnë, poeti dhe studiuesi i letërsisë shqipe, Basri Çapriqi dhe Andrej Nikollaidis, zëri më modern i letërsisë bashkëkohore malazeze.
“Në këtë kuadër, organizohen dy mbrëmje autoriale. Mbi krijimtarinë e poetit Çapriqi do të flasë studiuesi Ag Apolloni nga Kosova dhe Aleksandër Becanovic nga Mali i Zi,” shprehet për KosovaLive Mr. Haxhi Shabani, kryetar i SHAI “Art Club”.
Ai shton se Çapriqi dhe Nikollaidis, që të dy të lindur në Ulqin, ndonëse njeri jeton në Prishtinë, tjetri në Podgoricë, me veprat e tyre emancipuan letërsinë shqiptare dhe malazeze, duke ndikuar pa dyshim në evropianizimin e letërsisë së Ballkanit.
Në kuadër të “Kalimeres poetike”, do të përurohet edhe libri i prof.dr. Hajrullah Koliqi “”Gruaja ndër shekuj – arsimimi dhe emancipimi i saj.” Kjo pjesë e manifestimit do të mbahet në Krajë, komuna e Tivarit edhe është paraqitja e parë e Koliqit pas një periudhe dyzetvjeçare të krijimtarisë së tij shkencore.
Po ashtu, SHAI “Art Club” do të përurojë edhe librin me ese e kritika të shkrimtarëve pjesëmarrës në këto takime “Fjala e shkrimtarit, brusha e piktorit”. Njëkohësisht, kësaj radhe vazhdohet me një traditë të filluar vite më parë – ora e madhe letrare e shkrimtarëve të ftuar në “Kalimerën poetike”.

KOHA NET


YouTube Preview Image

1