Ulqini shënoi 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës – Video

July 2, 2010   | Shoqëria / Društvo

Ulqini shënoi 100-vjetorin e lindjes së Nënë TerezësNë prani të autoriteteve vendore , ministrave  e deputetëve  shqiptarë,  përfaqësuesve  të klerit dhe  të institucioneve kulturore e arsimore  në  Ulqin u shënua 100-vjetori i  së Nënë Terezës, me ç’rast  u vlerësua lart figura e nobelistes shqiptare . Ky përvjetor u organizua nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi në bashkëpunim me  Qendrën për  Kulturë- Bibliotekën e  Ulqinit.  Pas fjalës përshëndetëse të moderatoes së kësaj veprimtarie, Ardita Rama, në emër të  Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, prim.dr. Gani Karamanaga falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje. Referuesi i parë i kësaj mbrëmje dr. dom Nikë Ukgjini  në fillim të fjalës së tij tha se  Nëna Terezë si njeri krijesë e veçantë e konceptit universal, e cila me punën e pashoqe vetëmohuese si një nxënëse e Jezu Krishtit, në veprën e vet të pavdekshme, u bë Fjalë e jetësuar e Hyjit. “ Nënë Tereza besimin në Hyjin e Biblës, nuk e kuptonte si një filozofi apo mendësi të lartë e të pakapshme të rezervuar vetëm për mendjet e lartësuara e të privilegjuara, por si një gjë krejt të thjeshtë. Nënën e Krishtit, Zojën e bekuar, vetëm të krishterët e quajnë “ Nënë hirplote”, ndërsa Nënën  Terezë, e cila aq bukur i është lutur kësaj Nënë Hyjnore, të gjitha kombet e nderojnë për Nënë të botës, duke u gjunjëzuar me nderim, para veprës së saj të pavdekshme. Për prijësit tanë, për mendësinë e ngritur shqiptare dhe kishën e krishterë Nëna Terezë është gurë drite që inspiron afirmim shpirtëror të shqiptarëve të ndarë. Ajo është jo vetëm Fjalë e jetësuar e Hyjit, apostull I paqes, por edhe rilindëse bashkëkohore kombëtare”, tha Ukgjini.

Mr. Haxhi Shabani  u shpreh se kjo  humaniste shqiptare e vogël dhe e kërrusur gëzimin e jetën, dashurinë e bukurinë qysh në gjallje ua kishte dhuruar të tjerëve dhe shtoi se ajo  kishte braktisur mendësinë ballkanike dhe ishte vënë tashmë në shërbim të njeriut,
pa marrë parasysh çfarëdo përkatësi të tij. “Bota, megjithëse e ftohtë kishte ditur ta vlerësojë, sepse kishin gjetur te ajo të pamundurën, flijimin  në këtë jetë, që njëmijë e një e pohojnë, por vetëm ajo e kishte e bërë. Ajo këtë mesazh në mënyrë të vetme si një dhe e pashoqe ia kishte dhënë botës. Kurse shqiptarëve u kishte dhënë një mesazh tjetër,  edhe pse në formë të tërthortë. Kosova, duhet të bëjë flijimin e saj për të arritur synimin sublim, lirinë, gjithë kombi shqiptar duhet kthyer kah vlerat njerëzore. Dhe ky synim ishte realizuar, mbase edhe pse po ndreqej një nga padrejtësitë më të mëdha që ishin bërë ndaj një kombi evropian, u ndreq me pavarësinë e Kosovës, në fillimin e këtij shekulli.
Nga pavdekësia e shenjëtërisë së saj, sot Nënë Tereza  shqiptarëve grindavecë dhe Evropës së ngopur me vetën e saj i jep edhe mesazhin se lumturia nuk vjen nga lumturia ime, po nga lumturia e tjetrit” nënvizoi Shabani.Nena_Teresa-Ulqin

Publicisti Gjekë Gjonaj trajtoi misionin e dashurisë njerëzore të  Nënë Terezës, një gruaje të thjeshtë e cila, duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit, vendosi të jetojë në mes të varfërisë së skajshme. “Kjo figurë me karakter universal  dhe ikonë  unikale e humanizmit dhe  paqes në botë, e rritur në një familje shqiptare me tradita dhe dashuri ndaj të varfërve në të gjithë jetën e saj  u shqua për besimin e saj të jashtëzakonshëm tek Zoti, vlerat e  dashuria njerëzore. Askush nuk i ka dhënë më shumë nder dhe dinjitet njeriut, sesa ajo, me veprimtarinë dhe virtytet  e saj, duke  u bërë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.
Kjo grua trup imët por shpirtmadhe arriti të shndërrohet në emblemën e humanizmit në botë, në njeriun që solli dashurinë e Zotit tek të varfrit, tek të pamundurit, tek të sëmurët, tek të gjithë ata që vuajnë nga mungesa e dashurisë, kujdesit dhe fatkeqësitë e tjera të jetës. Ulqini është i nderuar   dhe i  privilegjuar,  që   në prehërin e tij mbanë  shtatoren e  shënjtëreshës shqiptare – Nënës Terezë, e cila i jep hijeshi, Kjo grua trup imët por shpirtmadhe arriti të shndërrohet në emblemën e humanizmit në botë, në njeriun që solli dashurinë e Zotit tek të varfrit, tek të pamundurit, tek të sëmurët, tek të gjithë ata që vuajnë nga mungesa e dashurisë, kujdesit dhe fatkeqësitë e tjera të jetës,mirësi, rrezatim e dashuri këtij qyteti të lashtë mbi 2500 vjeçarë.  Realizimi i kësaj vepre madhështore pranë  Shtëpisë së Shëndetit, që na zbardhë  faqen para të gjithë popujve,  ishte një konkretizim i  bashkëpunimit të  Shoqatës “ Dom Gjon Buzuku”  me autoritetet e pushtetit vendor, Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi dhe të diasporës shqiptare  të Amerikës.  Shoqata “ Dom Gjon Buzuku”   në bashkëveprim me  emigrantët tanë në Shtete të Bashkuara të Amerikës  dëshirojnë që Ulqinit t’i dhurojnë  edhe   truporen e heroit tonë kombëtar Skënderbeut.
100-VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS
Dhashtë Zoti që  pjesë e gëzimit tonë të përbashkët në Ulqin  në një të ardhme  jo të largët   të jetë  përurimi  i bustit të  Gjergj Kastriotit” , theksoi Gjonaj.

Gjekë Gjonaj, Ulqin
MALESIA.ORG
YouTube Preview Image