Cafo Beg Ulqini kthehet në vendlindje përmes monografisë

  • Digg
  • Mixx
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • Live
  • StumbleUpon
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • Print
July 6, 2010   | Kulturë / Kultura
Partager

CAFO BEG ULQINIUlqin, 6 korrik -  Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art Club”, të hënën në mbrëmje në Ulqin, përuroi monografinë “Cafo Beg Ulqini dhe veprimtaria e tij politike” të autorit Fahri Buçinca, njofton KosovaLive. Është dashur të kalojnë gjashtë dekada për ta “kthyer të skalitur në një monografi” në vendlindjen e tij, në Ulqin, Cafo Begun, njërin prej personaliteteve më të shquara, jo vetëm të Ulqinit, por edhe të rrafshit kombëtar.
Redaktori i këtij botimi, Nail Draga, tha se publikimi i kësaj monografie ndriçon një periudhë shumë të rëndësishme të Ulqinit në shekullin e kaluar, ku për herë të parë shfaqen të dhënat mbi veprimtarinë politike dhe patriotike të Cafo Beg Ulqinit, kryetarit të Bashkisë së këtij qytetit në vitet 1941-45, deputet i Ulqinit në Parlamentin shqiptar.
“Në kohën e monizmit, Cafi ndiqej nga dy shtetet ish-komuniste, Jugosllavia dhe Shqipëria, i akuzuar si bashkëpunëtor i fashizmit dhe luftëtar për bashkimin e trojeve etnike shqiptare. I përbuzur nga sistemi i kohës, në vitin 1972 vdes në Shqipëri, por ditën e varrimit e ka nderuar gjithë Shkodra”, tha Draga.
Recensenti i librit, Mentor Quku nga Shkodra, apostrofoi luftën e denjë patriotike të Cafo Begut, i cili në vitin 1942 Ulqinin e bëri pjesë të Mbretërisë shqiptare. Ai ka qenë burrë i fjalës dhe i veprave, humanist dhe burrështetas, vlerësoi Quku.
Ndërsa historiani i moshuar ulqinak, Riza Rexha, tha se nëpërmjet këtij libri, lexuesi shqiptar në përgjithësi, por ai i Ulqinit në veçanti, mëson për torturat, vrasjet, ndjekjet e familjeve shqiptare të Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës, me akuzat se kanë bashkëpunuar me personalitetin më të ndritur të të gjitha kohërave të Ulqinit, Cafo Begun,”tradhtarin e popullit”, siç e përbaltnin komunistët.
Autori i monografisë, Fahri Buçinca nga Vushtria, dhëndër i trungut të familjes Alibegu të Ulqinit, tha se tash 60 vjet ka grumbulluar të dhëna për të ndriçuar sadopak jetën dhe veprën e këtij luftëtari të bashkimit kombëtar. Ai nuk mohoi faktin se biografi e këtij personaliteti të shquar historik të Ulqinit, është e gjerë, duke shtuar se ai është munduar ta ndriçojë vetëm një pjesë të saj.
“Me këtë libër nuk lahet borxhi për Cafo Beg Ulqinin”, u shpreh Buçinca para një auditoriumi të përzgjedhur nga Ulqini, Shqipëria, Kosova dhe diaspora.
Cafo Beg Ulqini, në vitin 1977 në moshën 85 – vjeçare vdiq i vetmuar në Shkodër, pa e parë Ulqinin as familjen e tij.

KOHA NET
YouTube Preview Image

1 

  1. Suzana Osmanaj on Wed, 7th Jul 2010 02:04 

    Me gezim te madh e lexova lajmin per perurimin e monografis,”Cafo Beg Ulqini dhe veprimtaria e tij politike”te autorit Fahri Bucinca,bashkeshortit te njeres nga mbesat e Cafo Begut,Naxhijes,te cilet i kujtoj me mall dhe rrespekt.Pere ato qe nuk dijne,dua te thekesoj se,Cafo Begu,ka pasur moter gjyshen time,te ndjere,Veren,te cilen,ne ate kohe e quanin ”Verja”.Une nuk arrita qe ta mbaje nder mend,nga qe ka vdekur e re.Djemet e saje kane qene:Maliq,Mehmet,Shauqet dhe Shaban Mollabeqiri.Te gjith nga keto vellezer kane pasur djem dhe varza,do nuk jane,por me shum jane dhe jetojne ne Ulqin dhe jasht Ulqinit,nje nga e cila jam edhe une:Suzana Mollabeqiri-Osmanaj.Shfrytezoj rastin, qe te falenderohem kolegeve te “Art Club” per organizimin e kesaj mbremje letrare, peruruese dhe i pershendes nga gyrbeti. Nga biseda telefonike morra vesht qe ne ket mbremje nuk ishin te ftuar djemt e axhave te mij: Refik, Avdo , Xhano dhe Xhivat Mollabeqiri, e mos te permen varzat e axhave te mij , nipat dhe mbesat. Kjo mesiguri eshte bere pa dashje, per te cilen une kerkoj falje ne raste qe dikush gjendet i prekur. Edhe njiher pershendetje dhe falemderime dhe ndjes, me besim qe do te me kuptoni.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.