Hajdinaga: Shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në Mal të Zi edhe pa pasaportë

July 6, 2010   | Rajoni / Region

Shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në Mal të Zi edhe pa pasaportë. Mjafton letërnjoftimi, që të mund të kapërcejnë kufirin në vendkalimet legale midis dy vendeve. Mirëpo, udhëtarëve që posedojnë letërnjoftime apo dokumente udhëtimi të UNMIK-ut nuk do t’u lejohet hyrja në Mal të Zi përmes pikave doganore. Kufiri me Malin e Zi mund të kalohet vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës. Letërnjoftimet dhe pasaportat e kohës së UNMIK-ut janë shpallur të pavlefshme dhe nuk mund të kalohet me to. Kryetari i Komunës se Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, ka porositur kosovarët që të kenë dokumente të Kosovës, kur vendosin për të kaluar pushimet në Mal të Zi. Ai ka shpjeguar se kjo është një marrëveshje e Malit të Zi me Qeverinë e Kosovës. “Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Mali i Zi që të mos lejohen ata qytetarë që kanë dokumente të UNMIK-ut”, ka thënë Hajdinaga.
YouTube Preview Image