Pavle Pepgjonoviq: KB “Ulqini”me ambicie në sezonin e ri

July 10, 2010   | Intervista / Intervju

Pavle Pepdjonoviq-Basketball team Ulcinj - UlqinKB “Ulqini” qe prej disa kohesh ka fituar edhe palestren e re sportive e cila i ploteson te gjitha kriteret per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare, gje qe na jep te drejte qe seriozisht te shpresojme dhe presim qe te jemi perfaqesuesi i trete i Malit te Zi ne Ligen Ballkanike, krahas ekipeve te “Mornar”-it dhe “Llovqen”-it.

Koha javore: Z. Pepgjonoviq, KB “Ulqini” në sezonin që ka përfunduar është renditur në vendin e parë në Ligën e Parë A të Malit të Zi, më pas ka zënë vendin e katërt në Super Ligë dhe ka luajtur në gjysmëfinale në play off. Si e vlerësoni këtë rezultat?

P. Pepgjonoviq: Une mendoj se ky eshte rezultat i punes se gjashte viteve te fundit, keshtu qe edhe rezultati i arritur sivjet nuk perben rastesi. Pas riperteritjes se pavaresise se Malit te Zi, Ulqini edhe si klub, edhe si qytet ka treguar nje seriozitet te madh, energji pozitive dhe dashuri ndaj sportit te basketbollit. Ulqini si qytet multinacional, me shume kultura te ndryshme, paraqet nje pasuri te madhe per shtetin e Malit te Zi dhe tere rajonin. Keto jane parakushte themelore qe ne qytetin tone 6-7 sezonet e fundit po zhvillohet nje ekip basketbolli i suksesshem dhe stabil i Liges se Pare.

Koha javore: A nuk keni pasur ambicie më të mëdha pas fitimit të vendit të parë në Ligën e Parë A të Malit të Zi?

P. Pepgjonoviq: Duke pasur parasysh faktin se ne pjesen e rregullt te Liges se Pare A te Malit te Zi kemi zene vendin e pare dhe kemi qene kampion duke u kualifikuar ne Super Lige, sigurisht qe ne kete moment na jane rritur apetitet dhe ambiciet, eshte shfaqur deshira qe kemi kualitet dhe force sportive qe te luajme ne finale te play off-it. Megjithate, kjo nuk ka ndodhur dhe per kete sigurisht nuk duhet “vajtuar”. Keshtu ndodh ne sport. Ajo qe na gezon posacerisht eshte fakti se gjate kohes se zhvillimit te ndeshjeve te Super Liges, Televizioni Publik i Malit te Zi ka pasur me se shumti transmetime te drejtperdrejta pikerisht te ndeshjeve ku ka luajtur “Ulqini”. Nese merret parasysh fakti qe sinjali i Televizionit te Malit te Zi ka qarkulluar permes rrjetit satelitor, konsideroj se KB “Ulqini” se bashku me simpatizuesit ka bere shume sa i perket animimit dhe propagandimit sportiv te tere komunes se Ulqinit.

Koha javore: Këtë vit KB “Ulqini” ka fituar palestrën e vet. Nëse do t’Ju pyeste dikush të bënit një krahasim ndërmjet rezultatit sportiv të arritur dhe palestrës së re, cila do të ishte përgjigjja Juaj?

P. Pepgjonoviq: Eshte e vertete qe kete vit ne kemi realizuar dy synime te medha: i pari sportiv, i cili eshte arritur ne terren, dhe i dyti, me ndihmen e miqve dhe donatoreve eshte arritur te ndertohet dhe te vendoset ne funksion palestra sportive. Une personalisht nuk do t’i ndaja keto dy suksese, por per te qene i sinqerte, gjithsesi rendesi shume me te madhe ka rezultati i dyte i permendur e kjo eshte palestra.

Koha javore: Problemi me palestrën sportive ka qenë një ndër shkaqet që “Ulqini” nuk ka marrë pjesë vitet e kaluara në garat me karakter ndërkombëtar. A do të merrni pjesë sivjet në ndonjë garë të tillë?

P. Pepgjonoviq: Ne i kemi derguar aplikimin, d.m.th. kandidaturen Federates se Basketbollit te Malit te Zi per pjesemarrje ne Ligen Ballkanike. KB “Ulqini” qe prej disa kohesh ka fituar edhe palestren e re sportive e cila i ploteson te gjitha kriteret per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare, qe na jep te drejte qe seriozisht te shpresojme dhe presim qe te jemi perfaqesuesi i trete i Malit te Zi ne Ligen Ballkanike, krahas ekipeve te “Mornar”-it dhe “Llovqen”- it. Liga Ballkanike eshte nje gare serioze rajonale ne te cilen marrin pjese klubet nga Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, kurse nga ky vit edhe nga Shqiperia dhe Kroacia. Deri me 25 korrik do te dihet nese KB “Ulqini” per kete sezon do te fitoje Karten Wild te Liges rajonale.

Koha javore: Cilat janë planet e KB “Ulqini” për sezonin e ardhshëm?

P. Pepgjonoviq: Trajnerit Radoviq i ka mbaruar kontrata dyvjecare. Deshira e KB “Ulqini”-t eshte qe te zhvillohen bisedime me te njejtin trajner dhe te vazhdohet bashkepunimi. Ne rast se te dy palet nuk do te gjejne gjuhe te perbashket, ajo cfare eshte e sigurt eshte se ne stolin e KB “Ulqini”-t mund te ulet vetem nje trajner i ri dhe ambicioz. Pas bisedimeve me trajnerin do te fillohet me hartimin e planeve per angazhimin e lojtareve. Ajo cfare eshte qe tani e sigurt eshte se “Ulqini” ne sezonin e ardhshem hyn me nje ekip te ri ne moshe. Disa lojtare nga perberja e tanishme klubi do t’i falenderoje per bashkepunim. Duke pasur parasysh faktin se kemi palestren e re, tifozet me te mire dhe energji pozitive, deshirojme t’i tregojme opinionit sportiv se ky mjedis eshte ne gjendje te arrije rezultate te mira me lojtare me pak te njohur dhe te rinj, dicka e ngjashme me ate qe “Partizan”-i i Beogradit ben ne nivelin evropian.

Koha javore: Nga KB “Ulqini” është paralajmëruar organizimi i një turneu me karakter ndërkombëtar në muajin shtator? Kush do të marrë pjesë në këtë turne?

P. Pepgjonoviq: Kemi ne plan qe me 25 shtator ne Ulqin, ne organizim te KB “Ulqini” te organizojme turneun e madh nderkombetar ne basketboll ne te cilin pjesemarrjen e tyre tashme e kane konfirmuar Steaua nga Bukureshti, Helios Domzhale, OKK Beograd, Bashkimi nga Prizreni dhe Shibenka.

Pavle Pepdjonoviq Facebook

Bisedoi: I. Kallaba
Koha Javore


YouTube Preview Image

1