Tërmet në Shqiperi: 4.6 ballë epiqendra 15 km larg Elbasanit

July 10, 2010   | Rajoni / Region

termet_i_fuqishem_ne ShqiperiTIRANE- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak mbas mesnatës së të premtes në gjithë Shqipërinë e mesme.
Instituti Sizmiologjik ka rregjistruar lëkundje të forta me magnitudë 4. 6 të shkallës rihter, në koordinatat 41-18 në veri dhe 19.93 në lindje në orën 00.15 minuta të së shtunës.
Sizmiologu Rrapo Ormëni informoi gjatë orëve të natës se epiqendra e tërmetit ishte 15 km në veriperëndim të Elbasanit, në fshatin Shëngjin në të djathtë të rrugës Tiranë- Elbasan.
Në një prononcim për NEWS24 sizmiologu Rrapo Ormëni tha se lëkundjet kanë zgjatur për 3- 4 sekonda. Intensiteti i lëkundjeve ka qenë deri në 6 ballë dhe është ndjerë fort në Elbasan, në Tiranë e në Durrës e në disa qytete të tjera.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre. Edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, në zonën e plazhit, me të dëgjuar lëkundjet pushuesit kanë lënë banesat dhe i janë kthyer atyre vetëm pas disa minutash.
Shefi i emergjencave civile të Elbasanit ka deklaruar për NEWS24 se ishte vënë në kontakt me kryetarin e komunës dhe është njoftuar se nuk ka pasur dëme materiale, as në fshatin Shëngjin që ishte dhe epiqendra e tërmetit.
Edhe prefekti i qarkut të Tiranës Keltis Kruja ka konfirmuar se nuk janë shënuar të lënduar apo dëme materiale

(s.g/balkanWeb)