Forca: Konference per Media

July 12, 2010   | Politika

FORCA e Re Demokratike ulqinMe këtë  konferencë FORCA e Re Demokratike tërheq vëmendjen për situatën dramatike që po pëson komuna jonë dhe bën thirrje që t’i jepet fund kësaj situate kaotike duke rikthyer jetën institucionale në komunën tonë.

Mungesa e funksionimit të Kuvendit ka bërë që papërgjegjsija dhe paaftësia e qeverisjes së pushtetit aktual të kalojë momente të jashtëzakonshme e të rrezikojë seriozisht të ardhmen tonë.  Mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës është mbajtur me datën   22 janar 2010 edhe ajo ishte e jashtëzakonshme me iniciatvë të FORCËS dhe tasht janë  bërë  6 muaj që kuvendi komunal nuk  funksionon. Qytetarët e Ulqinit kanë nevojë  për kuvendin e Komunës I cili do të mund të siguronte transparencë lidhur me situatën e rëndë ku gjendet komuna dhe të kërkonte llogari nga pushtetarët lidhur me veprimet që ata do ndërmarrin për ta nxjerrë vendin nga kriza. Me qindra probleme, shqetësime dhe projekte kanë  vite me radh që presin të merren në shqyrtim nga kuvendi komunal.

Ky sabotim që po i bëhet Kuvendit Komunal prej pushtetarëve e ka shndërruar Komunën tonë në një pronë private të Kryetarit të Komunës dhe e ka rrezikuar seriozisht mirëqënien dhe të ardhmen e bashkëqytetarëve tanë.

Ne kërkojmë që Pushteti aktual të mbledhë sa më shpejt Kuvendin e Komunës  në mënyrë që të rikthehet funksionimi I Kushtetutes dhe ligjit si dhe institucioneve tjera. Me riaktivizimin e kuvendit qytetarët do të marrin përgjigje për shumë probleme  dhe pushtetarët do të vihen para përgjegjësisë  për situatën ku e kan pruar komunën.

Nëse pushtetarët  nuk mund të mbledhin Kuvendin e Komunës së Ulqinit brenda këtij muaji atëhere le të shpallin zgjedhje të reja të parakohshme.  Kjo situatë është bërë e padurueshme prandaj nëse pushteti  përsëri tregon paaftësi dhe papërgjegjsi, dhe nuk di ta zgjidhë këtë situatë atëhere le të kthehemi perseri te qytetarët te cilit kesaj radhe me doren e tyre edhe me te vendosur do te i japin zgjidhje kesaj sistuate.

Shërbimi për informrim i Forcës