Në bredgetin e Ulqinit pushojnë mbi 25 mijë pushues

July 12, 2010   | Lajmet / Vijesti

Ne Ulqin 25 mije pushuesUlqin, 12 korrik – Fundjava në Ulqin solli mijëra turistë, të cilët kanë përzgjedhur këtë qytet të mirënjohur për plazhet, çmimet e volitshme dhe jetën e gjallë të natës, njofton KosovaLive.
Në Organizatën turistike të Ulqinit (OUT) vlerësojnë se në saje të promovimit të ofertës turistike në vendet ballkanike, por edhe në ato evropiane, stina turistike këtu është mbi nivelin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave statistikore, në këtë bregdet janë të regjistruar rreth 8 mijë e gjysmë turistë.

“Mirëpo, duke u mbështetur në trafikun shumë të dendur në rrugët e Ulqinit, me të drejtë thuhet se ky numër është shumë më i madh, meqë askush me saktësi nuk mund të thotë se sa mysafirë janë të vendosur në sektorin privat”, shprehet Ali Rexha , drejtor I Organizatës komunale turistike të Ulqinit.Ali Rexha _ Drejtor_Organizata turistike e Ulqinit

Analistët e rrjedhave turistikë thonë se në Ulqin aktualisht ndodhen mbi 25 mijë turistë
.

Drejtori i OUT, Rexha shton se dhjetëditëshin e parë të muajit korrik në Stacionin e autobusëve në Ulqin kanë arritur nga 30 e më shumë autobusë që kanë sjellur nga 1 mijë turistë në ditë,dukshëm më shumë se sa vitin e kaluar.

“Po ashtu në pikën kufitare midis Ulqinit e Shkodrës, Muriqan/Sukubinë kanë hyrë mbi 13 mijë turistë…tejkalohet niveli I vitit të kaluar”, vë në pah ai.
Rexha thekson se regjistrimi i pushuesve të vendosur në sektorin privat për qeverisjen lokale është një përparësi e veçantë, meqë nga taksëbanimi përmirësohen kushtet e qëndrimit në Ulqin.
Edhe sivjet vështirësitë më të mëdha i shkakton aksi rrugor Qytet- Shtoj, ku janë të koncentruara plazhet. Në orët e mbrëmjes, kur turistën kthehen në banesa, në bulevardin ”Teuta” formohen rreshta të gjatë. Kjo është një vërejtje e madhe dhe serioze që pushteti lokal ta përfundojë urën mbi Portmilenë, objekt të premtuar tash dhjetë vjet në fushatat parazgjedhore.

Në policinë e Ulqinit thonë se sezoni turistik deri më tash nuk ka shënuar prishje të rendit e qetësisë.

Çmimet dominuese të vendosjes ditore në sektorin privat, në qytet, por edhe në shumë lagje periferike janë nga 5 euro për person, madje edhe më lirë. Kjo gjendje te ulqinakët shkakton pakënaqësi sepse nga këto çmime, pasi mbulohen shpenzimet e ujit, higjienës,amortizimit, si dhe taksëbanimi, fitimi është jashtëzakonisht minimal.

“Ky është rezultat I konukrrencës së madhe në Ulqin, por edhe në vendet fqinje. Klientela jonë,sidomos ajo kosovare, vjen e ngarkuar me speca, qepë e patate. Përgatitja e ushqimit në shtëpitë private, ku janë të vendosur turistët, pronarët i sjell në një gjendje të palakmueshme: shpenzimet janë dukshëm më të mëdha se sa çmimi i kontraktuar. Reagojnë ashpër pushuesit tjerë në duhmën e specave të pjekur”, thotë Islam Hetemi.
Ulqini ka 25 mije turista

Ai tash katër dekada jeton e punon në Belgjikë, por verën e kalon në vilën e tij në Ulqin. Në katër dhoma akomodon turistë, të shumtën kolegët e tij të punës në Belgjikë.
Sivjet si asnjëherë më parë, në Ulqin kemi një dyndje të jashtëzakonshme të estradës shqiptare, nga Kosova dhe Shqipëria, e cila nëpër tarracat e hoteleve dhe restorantet argëton frekuentuesit.

KOHA NET
YouTube Preview Image
Aranzhmane turistike në Ulqin,Hotele,Villa,Apartamente,Dhoma_tropicanabeach,Pushimet në Ulqin, 2 km larg nga Ulqini dhe 3 km larg nga Plazhi i Vogël., ACTIVITIES, Aranzhmane turistike Ulqin-Tropicana Beach.1, Copacabana, dhoma me qera ulqin, dhoma per pushime ulqin, dhoma te lira, dhoma te lira ulqin, Disco club (live music), Kosova, Mali i Zi, maqedoni, Pushime ne det te ulqinit, Pushime ne plazh, Pushime te kendshme, pushime te lira ulqin, Pushime Verore ulqin, Pushimet në Ulqin, restaurant, shqiperi

1