Selim Resulbegoviq: Problematik posti i kryetarit të Kuvendit në Ulqin – Video

July 14, 2010   | Politika

Selim Resulbegoviq Selim Resulbegoviq: Problematik posti i kryetarit të Kuvendit në Ulqin   VideoVazhdojnë bisedimet për formimin e koalicionit për qeverisjen e komunës së Ulqinit
Ulqin – Edhe pse kane kaluar nje muaj e gjysme nga zgjedhjet lokale, ne komunen e Ulqinit akoma nuk eshte arritur koalicioni per qeverisjen e kesaj komune. Gjate diteve te kaluara jane zhvilluar bisedimet per formimin e koalicionit qeverises ndermjet perfaqesuesve te UDSH-se dhe PDS-se qe perbejne Koalicionin “Per Ulqinin Evropian” dhe perfaqesuesve te Partise se Prosperitetit Demokratik dhe Partise Socialdemokrate. PSD i eshte pergjigjur ofertes se Koalicionit “Per Ulqinin Evropian”. Kjo parti ka kerkuar postin e nenkryetarit te Komunes se Ulqinit, sekretarit per Urbanizem, menaxherit te Komunes, kryetarit te Kuvendit te Komunes si dhe drejtorin e Ndermarrjes Komunale Publike Ulqini. Per Koalicionin “Per Ulqinin Evropian” jane te pranueshme kerkesat e PSD-se per nenkryetar te Komunes, sekretar te Urbanizmit dhe menaxher te Komunes, ndersa PSD-ja ka hequr dore nga kerkesa per drejtor te NKP Ulqini. Problematike mbetet vetem kerkesa per kryetarin e Kuvendit te Komunes se Ulqinit. Kryetari i Keshillit Komunal te PSD-se Ulqin, Selim Resulbegoviq, ka thene se kjo parti nuk do te heqe dore nga kerkesa per kryetarin e Kuvendit te Komunes se Ulqinit. “Ne kete e shohim si kusht qe garanton funksionimin e koalicionit”, ka thene ai. Kuvendi i Komunes se Ulqinit perbehet nga 33 keshilltare. Ne zgjedhjet e mbajtura me 23 maj Koalicioni “Per Ulqinin Evropian” (UDSH – PDS) ka fituar 14 keshilltare, ndersa PPD dhe PSD nga dy keshilltare. Mbreme kane vazhduar bisedimet ndermjet perfaqesuesve te koalicionit “Per Ulqinin Evropian” (UDSH – PSD), Partise se Prosperitetit Demokratik dhe Partise Socialdemokrate te Malit te Zi.

(Kohapress)
0 Selim Resulbegoviq: Problematik posti i kryetarit të Kuvendit në Ulqin   Video

1