“Forca”: Zgjedhje të reja lokale “për të shpëtuar kaosin në Ulqin”

July 15, 2010   | Shtypi / Mediji

Nazif CunguUlqin, 13 korrik – Kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjsmë nga zgjedhjet lokale të 23 majit, në Ulqin ende nuk është themeluar qeverisja vendore. Për këtë çështje, “Forca e Re Demokratike – Forca” ka fajësuar Koalicionin “Për Ulqinin evropian”.
Në një konferencë me gazetarë, të martën, lideri i “Forca”, partisë më të madhe shqiptare në këtë qytet bregdetar, në Malin e Zi, Nazif Cungu ka tërhequr vëmendjen për situatën dramatike që po zotëron në Komunën e Ulqinit, duke bërë thirrje që “t’i jepet fund kësaj situate kaotike për të rikthyer jetën institucionale në Ulqin”, raporton KosovaLive.
Sipas Cungut,mungesa e funksionimit të Kuvendit vendor ka bërë që papërgjegjsia dhe paaftësia e qeverisjes së pushtetit aktual të kalojë momente të jashtëzakonshme, të rrezikojë seriozisht të ardhmen tonë.
Mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës së Ulqinit është mbajtur më 22 janar 2010 edhe ajo ishte e jashtëzakonshme, me iniciativë të partisë Forca. Cungu shton se janë bërë 6 muaj që kuvendi komunal i Ulqinit nuk funksionon.
Ai nënvizon se qytetarët e Ulqinit kanë nevojë për parlamentin vendor, cili do të mund të siguronte transparencë për situatën e rëndë në të cilën ka rënë Komuna e Ulqinit dhe të kërkohet llogari nga pushtetarët lidhur me veprimet që po ndërmarrin “për ta nxjerrë nga kriza”.
Sipas tij, me qindra probleme, shqetësime dhe projekte me vite të tëra presin për t’u shqyrtuar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.
“Ky sabotim që po i bëhet Kuvendit Komunal të Ulqinit prej pushtetarëve, e kanë shndërruar Komunën e Ulqinit në një pronë private të kryetarit të Komunës dhe e ka rrezikuar seriozisht mirëqënien dhe të ardhmen e bashkëqytetarëve tanë”, mendon Cungu.

KOHA NET

2