Pirro Çako: Divorci i veshtire kur ke femije

July 16, 2010   | Lajmet / Vijesti

pirro-cako-me-djalinAi nuk kishte dashur të fliste asnjëherë për ndarjen e tij me bashkëshorten. Por tashmë, për kantautorin Pirro Çako, divorci me ish-bashkëshorten, sopranon Inva Mula, është një fakt i pashmangshëm. Në një intervistë të dhënë dy ditë më parë për Genta Popën në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Pirro ka komentuar ndjesinë e divorcit të tij.
Vitet e fundit është shtuar numri i divorceve në Shqipëri. Ju si e shihni këtë fenomen?
Divorci është një fenomen fatkeq, gjithmonë e më shumë në rritje sidomos tek ne. Para viteve ‘90 nuk ka qenë shumë prezent, pasi ashtu ka qenë edhe koha. Diktatura kishte luajtur rolin e vet. Në botë është një fenomen i zakonshëm siç e quajnë, si heqja e apandesitit, megjithatë i mirë nuk është si fenomen. Ky është mendimi im personal, mirë është të mos ndodhë, por kur ndodh nuk është se bëhet me qejf, bëhet me sforco. Është një domosdoshmëri kur vjen një pikë që në çift nuk gjendet më ai ekuilibri.
Unë mendoj që një çift bashkohet me dëshirë dhe nuk mendoj se ndahet për një kapriço apo sepse dëshira mungon, por sepse nuk funksionon diçka. Kështu ndarja është një histori më vete, që unë e mendoj si një domosdoshmëri që vjen, por sidomos në çiftet që kanë fëmijë, ka probleme, ku situata ndërlikohet edhe më shumë. Kur ka edhe fëmijë në mes, aty është pjesa që e vuan më shumë sepse mendon që është fëmija në mes. Prandaj thashë dhe në fillim, e mirë nuk është, por kur vjen, asnjë nuk ndahet sepse gjithçka shkon mirë, por ndahen kur diçka nuk shkon. Prandaj kur bëhet domosdoshmëri, mendoj që quhet teknikisht e pazgjidhshme. Dhe kur vjen në këtë pikë bëhet edhe ndarja, prandaj nuk ka asnjë gjë që vjen kaq natyralisht.

A paragjykohen të divorcuarit?

Unë 2 vjet kam që jam kthyer në këtë shoqëri dhe shoqëria shqiptare ka bërë progreset e veta, por ka dhe shumë anarshi. Këtu gjen fenomene shumë të çuditshme, që unë nuk do të doja t’i përmendja aspak, por them se për sa i përket divorcit, ka shumë lloj divorcesh. Këtu në Shqipëri është një fenomen që ndarja është çështje xhelozie nga ana e femrave më shumë, kur dëgjojnë që burri ka një lidhje. Kjo ndodh në gjithë botën, por në Shqipëri është shumë masive kohët e fundit, kështu që ky fenomen mendoj që nuk mund të ndalohet sepse tashmë thashë, njerëzit kërkojnë një ndryshim kur diçka nuk shkon në çift.

Përmes këngës është parë më normale ndarja?

Këngët e mia flasin kryesisht për dashurinë, për pjesën më të bukur të jetës, pasi ndarja është fenomen negativ. Unë jetoj me nostalgjinë, më pëlqen, nuk jam nostalgjik por më pëlqen nostalgjia, rikthehem tek vetja dhe kjo më ndihmon të jem me këmbë në tokë.

Sa e zbeh kalimi i viteve dashurinë?

Tani në rastin tim kjo nuk do koment. Po të flas për të tjerët, nuk di të them. Për veten time, unë mendoj që dashuria nuk zbehet kaq thjesht. Dashuria zëvendësohet me respekt, me shumë gjëra të tjera në familje, nuk flas për marrëdhënie 2-3 vjeçare. Flas për lidhje të rëndësishme në jetë. Ajo nuk zbehet, sigurisht humbet vibracionet, humbet atë freskinë që është në fillim fare, ky është fakt, por fiton disa vlera të tjera të rëndësishme; lidhesh me një person dhe fillon e merr prej tij, merr nga njëri-tjetri, fillon e ngjajnë njëri me tjetrin, marrin nga njëri-tjetri – kjo pastaj është një pjesë e dashurisë. Me kalimin e viteve, nëse do të flisja unë në këtë moment, është vështirë që një njeri, të paktën unë në moshën time të dashuroj tani siç kam dashuruar 20 vjeç. Çdo gjë lidhet edhe me hormone, ka kohën e vet, tani jemi edhe më të programuar kur dashurojmë, sepse futet logjika, kontrolli në vetvete, bëhen ca llogarira ose nuk të pëlqen asnjë gjë. Me kalimin e moshës njeriu bëhet shumë më i koklavitur, fillon e dalin huqe. Kur është i ri, dashuria i vjen shumë spontanisht dhe ka komplet një tjetër erë, ndjesi tjetër.

Bluetooth

YouTube Preview Image