Rikthimi i Cafo Begut në Ulqin

July 16, 2010   | Kulturë / Kultura

U PËRURUA LIBRI “CAFO BEG ULQINI – JETA DHE VEPRIMTARIA POLITIKE” I AUTORIT FAHRI BUÇINCA
Redaktori i librit Dr. Nail Draga tha se botimi i ketij libri deshmon ne menyre bindese se Cafo Begu eshte pjese e pandare e Ulqinit dhe si i tille do te jete perhere. “Ky botim ne njefare menyre paraqet nje dosje per ceshtje deri tani te njohura pak ose aspak per mjedisin tone”, tha ai.

Te henen ne Qendren e Kultures ne Ulqin u perurua monografia “Cafo Beg Ulqini – Jeta dhe veprimtaria politike” i autorit Fahri Bucinca. Kjo eshte monografia e pare qe i kushtohet ketij personaliteti, i cili vleresohet si me i madhi qe ka dhene Ulqini ne shekullin e kaluar. Folesit ne kete perurim vleresuan lart librin duke thene se me kete monografi Cafo Begu po rikthehet ne vendlindjen e tij ne Ulqin dhe ne kete menyre po kthehet nje pjese e borxhit qe ky qytet ka ndaj tij. Autori i librit, Fahri Bucinca, tha se materialet per kete liber i ka mbledhur per nje kohe jo me pak se 50 vjet, qe nga momenti qe eshte bere dhenderr i familjes Alibegu. Ai falenderoi te gjithe ata qe kane kontribuar per daljen ne drite te ketij libri, familjaret, redaktorin dhe recensentet e librit. Bucinca falenderoi edhe Shoqaten “Art Club” qe mori persiper botimin e ketij libri. “Shpresoj qe libri do te pasuroje bibliotekat tuaja”, tha ai. Redaktori i librit Dr. Nail Draga tha se botimi i ketij libri deshmon ne menyre bindese se Cafo Begu eshte pjese e pandare e Ulqinit dhe si i tille do te jete perhere. “Ky botim ne njefare menyre paraqet nje dosje per ceshtje deri tani te njohura pak ose aspak per mjedisin tone”, tha ai. Per te “nuk ka dileme se ky liber do te hape debate te natyrave te ndryshme”. “Por jemi te mendimit se vetem nje debat i tille do te jete ne favor te ketij botimi sepse te dhenat e reja do ta plotesojne figuren komplekse te Cafo Begut. Ky botim avancon njohurite per kete personalitet dhe te bashkemendimtareve te tij, ndersa edhe keto te dhena jane te mjaftueshme per te kuptuar se historia jone meriton te rishkruhet”, theksoi Draga. Recensenti i librit, studiuesi Mentor Quku nga Shkodra, tha se “monografia e Fahri Bucinces do te mbetet hapi i pare i bere ne fillim te nje rruge aspak te lehte sic eshte ajo e ndricimit te figurave te perbaltuara dhe te anatemuara”. “Autorit i vjen keq qe per arsye objektive nuk ka pasur mundesi te hulumtoje ne arkivat e Cetines, Jugosllavise dhe Shqiperise. Ne kete veshtrim ka rendesi qe autori e sheh monografine e tij si fillimi i nje rruge te gjate ku ai vete si dhe shume studiues te tjere do te vazhdojne te punojne per ndricimin e metejshem te kesaj figure te shquar”, tha ai. Recensenti tjeter, mr. Riza Rexha, tha se autori ka dhene ne monografi te dhena me interes per proceset dhe ngjarjet historike te asaj periudhe. “Merite e autorit te librit eshte edhe fakti qe ne punimin e tij hedh drite mbi veprimtarine patriotike te shume patrioteve shqiptare. Lexuesi i vemendshem do te gjeje ne kete liber mjaft fakte historike qe deri tani kane qene te panjohura”, tha ai. Rexha tha se botimi i Fahri Bucinces pasuron edhe me tej historiografine shqiptare nga njera ane, kurse nga ana tjeter do te ndihmoje ne ruajtjen e traditave atdhetare te popullit shqiptar si dhe ne edukimin patriotik te brezave te rinj. “Me kete monografi po i kthehet nje borxh te cilin e kemi pasur obligim ndaj tij si dhe ndaj shume figurave te tjera”, tha ai. Ne kete perurim pershendeten Luigj Shkreli, ne emer te familjes se Simon Gjoke Shkrelit nga Shen Gjergji e cila e ka strehuar per nje kohe te gjate Cafo Begun, si dhe Naxhije Alibegu Bucinca ne emer te familjes se Cafo Begut. Cafo Begu ishte kryetar i Bashkise se Ulqinit, anetar i Senatit te Parlamentit te Jugosllavise, anetar i Parlamentit te Shqiperise, anetar i Lidhjes se Dyte te Prizrenit si dhe anetar i Regjences se Larte te Shqiperise. Ai u largua nga Jugosllavia per shkak se ndiqej nga pushteti dhe jetoi ne Shkoder, ku vdiq ne vitin 1977.

i.k.
Koha Javore
YouTube Preview Image