Soni, e lidhur fort me sicilianin

July 16, 2010   | Lajmet / Vijesti

Soni, e lidhur fort me sicilianinSoni Malaj po të mos jetë e pranishme në Shqipëri, humbet! Këngëtares kjo i është bërë e ditur në një emision të njohur televiziv. Këtë herë, me sa duket, Soni është në një fazë tjetër të jetës së saj e nuk po merret shumë me “marketing” në Shqipëri. E impenjuar “fort” me të fejuarin e saj të ri, sicilianin, balerinin Mirko, ajo po kalon disa kohë në shtetin fqinj, thonë njoftimet duke iu referuar komunikimeve me këngëtaren. Por jo rrallë Soni është kritikuar në periodiket femërore se “nuk di të vishet”. Në një nga videot e saj ajo mban një fustan të ngushtë blu, një peliçe sintetike bezhë të gjatë, e cila ia tregon këmbët e shkurtra e shumë të mbushura, dhe një çantë ngjyrë rozë. Vetëm Soni ka guxim të dalë kështu! Meqë Italia është “shtëpia e madhe e modës”, të shpresojmë që këngëtarja këtë herë të marrë disa nga nuancat artistike të Italisë e të jetë edhe në trup e mirorganizuar, ashtu si në fytyrë, pas ndërhyrjeve.

Koha e re
YouTube Preview Image