Forca thërret socialdemokratët të udhëheqin Ulqinin

July 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

Forca thërret socialdemokratët të udhëheqin UlqininUlqin, 17 qershor – Forca e Re Demokratike – Forca, ditën e shtunë, i është përgjigjur ofertës së Partisë Socialisdemokratike /PSD/ për negociata të bashkëqeverisjes së mundshme në Ulqin. Kjo e fundit, në fushatën parazgjedhore të 23 majit ka kritikuar ashpër koalicionin “Për Ulqinin evropian”, ndonëse ka qenë pjesë e tij.
Partia Socialdemokratike /PSD/, ka paralajmëruar një menaxhim tjetër, “me duar të pastra të udhëhiqet Ulqini” dhe nisur nga kjo qasje, në përgjigjen e saj, Forca thotë se, meqë më 23 korrik skadon afati ligjor për themelimin e shumicës në Parlamentin e Ulqinit, deri më 20 të këtij muaji presim përgjigjen me shkrim në ofertën tonë që të mbesim në nivelin korrektësisë dhe profesionalizmit.
Lideri i Forcës, Nazif Cungu tha ditën e shtunë për KosovaLive se e ka rikujtuar shefin e socialdemokratëve të Ulqinit, Selim Resulbegun se “retorika parazgjedhore e të gjithë përfaqësuesve të PSD-së është karakterizuar me një notë kritike ndaj pushtetit aktual dhe paaftësisë së kryetarit të Komunës, Gëzim Hajdinaga…”
Këto, nënvizon Cungu, na kanë inkurajuar që të mendojmë se jeni të sinqertë edhe korrekt me premtimet “për një qeverisje ndryshe me Ulqinin”.
Forca me tre subjekte të tjera politike, së bashku me 2 mandatet e PSD-së,do të bënte shumicën për të formuar strukturën e re udhëheqëse të Ulqinit.
Karshi kësaj, PSD nuk duket se është inkurajuar me disponimin e Forcës për të bërë shumicën e re. Resulbegu thotë se partia e tij nuk do të heq dorë nga kreu i parlamentit lokal dhe disa vendeve tjera udhëheqëse në administratën vendore dhe ndërmarrjet publike.
“Vetëm në këtë mënyrë mund të funksionojë koalicioni ‘Për Ulqinin evropianë’, duke përjashtuar mundësinë e koalicioneve të tjera dhe zgjedhjet e reja lokale.
Ndërkohë, kryesocialisti i Ulqinit, Luigj Shkreli, thotë se negociatat vazhdojnë edhe shpreh besimin se së shpejti do të gjendet kompromisi për postin e kryetarit të Kuvendit .Ai edhe një herë ka përsëritur se partia e tij nuk do të lëshojë pe rreth kreut të parlamentit vendor, meqë “është definuar me marrëveshjen parazgjedhore me Unionin Demokratik të Shqiptarëve”.
Njohësit e pavarur të rrethanave politike thonë se kjo gjendje kaotike në Ulqin i pëlqen Podgoricës zyrtare dhe “kolporterët e tyre politikë në Ulqin nuk kanë fuqi politike ta tejkalojnë atë pa e formuar pushtetin në kryeqytet – Podgoricë.

KOHA NET
http://forca.me/images/stories/videos/Promovimi_Ulqin.flv

2