Getoari “shuan” verën me femra

August 2, 2010   | Lajmet / Vijesti

Në mes të femrave, i lagur nga uji që i bie përsipër, me një kanatiere të ngjitur pas trupit dhe një shall në kokë, është performansa më e re e reperit kosovar Getoar Selimi. Nuk është një foto e zakonshme dhe as një situatë e tillë. As më pak e as më shumë, këto janë imazhet e klipit të ri që do të sjellë këngëtari në këtë verë të nxehtë, që më shumë se kushdo në këtë rast, mes këtyre bukurosheve, e ndjen vetë ai. Kënga sapo ka përfunduar dhe ende pa dalë në televizionet muzikore, Getoari ka nisur promovimin e saj në faqen e internetit “Facebook”, transmeton Ballkanwebi. Menjëherë kanë nisur edhe komentet e fanseve të tij, të cilat janë joshur jo pak nga kjo foto e Selimit.

KOHA NET

YouTube Preview Image