Një ditë e poezisë shqipe, në një anije, në Liqenin e Shasit

August 8, 2010   | Shtypi / Mediji

Ulqin, 7 gusht – Një ditë e poezisë shqipe, në një anije, në Liqenin e Shasit ka tubuar të shtunën poetët, shkrimtarët, përkthyesit letrarë, publicistët, aktorët dhe botuesit e revistave në gjuhën shqipe në Malin e Zi.
Manifestimi “Dita e poezisë shqipe”, në organizim të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi (KNSHMZ) dhe organizatës joqeveritare “Harmonia”, në këtë lokalitet të njohur antik të bëhet tradicional.
“KNSHMZ, me orientimet e tij programore ka marrë mbi vete shënimin e datave historike dhe kulturore kombëtare, por edhe të përkrah asociacionet e shoqërisë civile që i kontribuojnë ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës shqiptare. Pas veprimtarive të suskesshme në Ulqin, Krajë, Malësi, Rozhajë, takimet letrare ‘Dita e poezisë shqipe – Shasi 2010” ka një dimension të veçantë, tubon të gjithë krijuesit shqiptarë në Malin e Zi”, thotë Tahir Tahiri, kryetar i KNSHMZ, raporton KosovaLive.
Sipas tij, vetë ambienti i frymëzon krijuesit letrar, ndërkohë që Shasi antik, liqeni dhe fshati modern, krijojnë edhe një imazh të pashmangshëm kulturo-turistik.
Shkrimtari ynë i njohur për fëmijë, Hajro Ulqinaku shprehet se manifestimet letrare që bëhen në Ulqin dhe pjesët rurale ekzotike të tij, jo vetëm se ruajnë bukurinë e vet, por shënojnë edhe një mënyrë unike të realizimit të tyre.
“’Kalimerja poetike’ që e organizon tash afro dy dekada ‘Art Club’, e ka marrë fizionominë e vet të spikatur. Dita e poezisë shqipe në Shasin ekzotik dhe “Poetika” në Kalanë e Ulqinit, me krijimtarinë artistiko- letrare të gruas,që janë dy veprimtaritë më kryesore gjatë verës të OJQ ‘Harmonia’, bëjnë që Ulqini të mos njihet vetëm si qytet turistik, por edhe i poezisë,” thotë ai.

KOHA NET
YouTube Preview Image

1