24 orë në ujë, peshkatarët shqiptarë shpëtojnë të riun serb

August 11, 2010   | Ngjarjet - Events

ULQIN- Nje student mjekësie nga Beogradi, Dushan Kekiq, 23 vjec u gjet të dielen në mëgjes në ujërat shqiptare pasi u zhduk në det, nga ujërat e plazhit “Bojan” në Ulqin.
Nje top dhe peshkatarët shqiptar kanë qenë ato që e kanë mbajtur në jetë shtetasin serb Kekiq.
“Në qoftë se peshkatarët do të arrinin pak më vonë, ndoshta do të ishte tepër vonë për mua pasi forcat e mia ishin në rënie”- tha Kekiq.
Peshkatarët shqiptarë kanë arritur të shpëtojnë të riun serb, ndërsa dallgët për gjatë gjithë natës e kishin nxjerrë atë në ujërat territorriale shqiptare.
Ndërsa ka rrëfyer qëndrimin e tij për 24 orë në det të hapur ai tha se – “Unë kam qenë i qetë dhe shumë i kujdesshëm, ndërsa armiku im i vërtetë ishte uji i kripur. Disa herë jam përpjekur të arrij bregun por ishte e pamundur për shkak të drejtimit të erës. Gjatë gjithë kohës pëshpërisja këngët e mija të preferuara, mendoja për ushqime të shijshme dhe për shumë gjëra të tjera të cuditshme” – tha studenti serb, i cili ka kaluar një natë pa gjumë në det.
Dusan Kekic dhe miqtë e tij po luanin volejboll në breg të detit ndërsa një dallgë e madhe i ka tërhequr në det duke i marrë zvarrë nga bregu.
Kjo histori ka përfunduar mirë për të gjithë miqtë e Kekic, të cilët gjithashtu u tërhoqën nga dallga, por që mundën të dilnin në breg menjëherë më pas.
Të rinjtë ndodheshin për pushime në Ulqin

SHEKULLI


http://www.rts.rs/upload/storyBoxFileData/2010/08/09/1001254/Lopta%20spasila%20momka%20od%20davljenja%20090810.flv