Dinosha: Pak shqiptarë në organet shtetërore

August 15, 2010   | Opinione

Pjesëmarrja e shqiptarëve në organet e shtetit dhe shërbimet publike nuk është as afër përqindjes së pjesëmarrjes së tyre në numrin e përgjithshëm të banorëve në Malin e Zi, konsideron ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Ferhat Dinosha.

Ka hapa përpara mirëpo, nuk mund të jemi të kënaqur theksoi Dinosha për agjencinë Mina.

Sipas fjalëve të tij vetëm mund të thuhet se pjesëmarrja e pakicave nuk kënaq as në organet e pushtetit as në shërbimet shtetërore.

Megjithatë , theksoi Dinosha jam i bindur se ekziston vullneti që situata të përmirësohet për të arritur përafërsisht përqindjen e pjesëmarrjes së pakicave në administratën shtetërore shtoi ai.

Dinosha paralajmëroi se kjo ministri gjatë këtij viti do të realizojë projektin me të cilin do të vërtetohet se sa janë të përfaqësuara në administratën shtetërore të gjitha pakicat nacionale.

RTCG