Lekë Markiqi – trainerë i reprezentacionit të Malit të Zi

August 15, 2010   | Sporti / Sport

Traineri i klubit të karatesë ”CHAMPION”,Lekë Markiqi (3 Dan), emërohet nga Federata e Malit të Zi trainer i reprezentacionit për pionierë dhe shpresa.Për herë të parë në historinë e sportit të karatesë në Ulqin bëhet një zgjedhje e tillë nga kjo federatë.
Lekë Markiqi me sportin e karatesë merret që në vitin 1985 ku ne vitin 1990 fillon si trainerë duke stërvitur dhe krijuar deri tani me qindra talentë ne këtë sport.
Trainerit të klubit të karatesë Champion Lekë Markiqit i’u caktua posti i trainerit te reprezentacionit të Malit të Zi në bazë të rezultateve të garuesëve të tij të cilët kanë arritur suksese të mëdha në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Ai së shpejti do të bëjë përzgjedhjen dhe udhëheqjen e pionierëve dhe shpresave në kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Loutraki- Greqi, më 24-26 shtatorë 2010.

Karate Club Champion