Zgjedhjet në Ulqin me 17 tetor

August 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka vendosur që zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit do të mbahen me 17 tetor.

Në zgjedhjet e mbajtura me 21 maj, asnjë parti ose koalicion nuk e fitoi shumicën e nevojshme, por nuk u arrit as marrëveshja për bashkëpunimin pas zgjedhor për formimin e pushtetit.

Në këto zgjedhje koalicioni i PDS dhe UDSH ka fituar 14 mandate, FORCA 11, kurse Partia social demokratike, Opozita e bashkuar dhe Partia e prosperitetit demokratike nga dy, ndërsa nga një këshilltarë, LD në MZ, Bashkimi demokratik i shqiptarëve dhe Inicativa qytetare “Perspektiva”.

Afatet për veprimtarit zgjedhore filllluan prej dje, kurse afati për dorëzimin e listave zgjedhore në Komisionin zgjedhor komunal fillon me 5 shtator dhe përfundon me 22 shtator.

RTCG