Forca: Konferencë për shtyp

August 18, 2010   | Politika

KONFERENCË PËR MEDIA

Ulqin 17.08.2010

Nr.127/10

Të nderuar qytetarë,
Forca edhe më heret ka konstatuar se rruga më e mire për zgjidhjen e situates politike në Ulqin është kthimi i mandatit votuesëve, prandaj e përshëndesim vendimin e fundit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Komunën e Ulqinit.

Sikurse jemi të gjithë dëshmitar, qeverisja në Komunë ka ardhur vetëm duke u keqësuar dhe duke e zhytur buxhetin e komunës në miliona euro borxhe, shërbimet publike kanë arritur një nivel  kritik,  kuvendi komunal nuk ka funksionuar aspak gjatë gjithë këtij viti duke bërë që komuna të drejtohet pa transparencë e llogari. Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve komunale dëshmon qartë rezultatin e zgjedhjeve të majit duke dëshmuar se qytetarët e Ulqinit qart kanë votuar kundër qeverisjes ekzistuese. Zgjedhjet e kaluara treguan se ishin një votë mosbesimi ndaj pushtetit të deritanishëm kurse tash ne besojmë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare për një pushtet  të ri i cili do ta ndalë këtë gjendje kaotike në Komunën tonë.

Forca e Re Demokratike është e sigurtë se qytetarët e Komunës së Ulqinit besojnë në mënyrë masive tek programi, kuadrot dhe vizioni i FORCëS dhe bën thirrje për organizimin e një fushate dinjitoze të mbështetur në ballafaqimin e alternativave dhe programeve dhe jo në shantazhime dhe investime elektorale sikurse ka ndodhur deri sot.

Ne e dimë që FORCA e ka fitoren të sigurtë nëse fushata dhe procesi zgjedhor shkojnë në mënyrë rigoroze mirëpo në zgjedhjen e kaluar janë vërejtur shumë parregullësi dhe veprimtari të dyshimta.

Ne kemi parë hapjen e vendeve fiktive të punës vetëm për të tërhequr vota, investime sipërfaqësore elektorale,ndërtimin e copave të rrugëve 4-5 ditë para votimeve, shpërndarjen e çimentos, hekrit, zhurit, vendosjen e shtyllave për ndriçimë publikë, shantazhime me heqje nga puna e të tjera aktivitete që kanë synuar blerjen e votave. Edhe ato investime të cilat janë bërë para votimeve akoma janë të pa paguara, pra janë borxhe që ne duhet të i paguajm.

Rezultati disfatist që ky pushtet ka pësuar në maj e ka bërë të qartë që ata e kanë humbur besimin në popull dhe në kushtet e dëshpërimit mund t’i çojë që të shtojnë përpjekjet për të manipuluar fushatën dhe procesin zgjedhor.

Prandaj,FORCA i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranishëm në Malin e Zi, shoqërisë civile malazeze dhe mediave  që të vëzhgojnë me kujdes të madh këto zgjedhje. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje edhe qytetarëve të Ulqinit që të tregohen vigjilent, ta mbrojnë votën e tyre dhe mos të tolerojnë asnjë shkelje nga pushtetarët.

Qytetar të nderuar, ju jeni ato që me 23 maj keni vendosur për ndryshime dhe  tash është ofruar  një shans i ri për t’i thënë edhe njëherë qartas këtij pushteti të paaftë – boll,  dhe me 17 tetor le të bëhemi bashkë të gjithë që të garantojmë zgjedhje sa më cilësore dhe të ndershme duke i siguruar fëmijëve tanë një të ardhme më të ndritur.

Kryetari

Nazif Cungu

1