Mirsa Kërçeli, album me këngë popullore

August 21, 2010   | Lajmet / Vijesti

Dita ditës duket që muzika popullore po bie në binarë. Pavarësisht zhanreve të reja që po zhvillohen në tregun tonë muzikorë, këngëtarët nuk e harrojnë as këngët e vjetra popullore. Kësaj rruge iu është bashkangjitur edhe këngëtarja Mirsa Kërçeli e cila ditë më parë ka realizuar një album me këngë të përpunuara popullore.

Mirsa bën me dije se këtë zhanër të muzikës e pëlqen që nga fëmijëria dhe gjithnjë e ka pasur dëshirë që të realizon një album më këngë popullore.

“Edhe pse kam kënduar zhanre të ndryshme në muzikë kam pasur dëshirë ta sprovoj veten edhe në këtë zhanër. Album titullohet “Duro zemër”. Kjo këngë është e re e imja, ndërsa këngët e tjera janë të përpunuara. Albumi është punuar komplet të Dritero Shaqiri. Në album ka këngë si: “Kqyrni shoqe”, “Po të përbej pash perëndinë”, “Vet me the të dua” e të tjera”, u shpreh këngëtarja Kërçeli.

Ndonëse ka realizuar këtë album, Mirsa zotohet se nuk e ka bërë për çështje komerciale dhe as nuk është arsyeje që ajo të këndoj nëpër ahengje familjare. “Nuk e kam bërë për asnjë qëllim, por vetëm për dëshirën time. Deri më tash nuk kam kënduar nëpër ahengje familjare, por edhe nëse këndoj nuk do të ishte keq. Kam kënduar nëpër disa gazmendet e familjes time dhe jam pritur shumë mirë”, thotë ajo duke pohuar se në të gjitha zhanret ndihet mirë, por më shumë i fle shpirti te zhanri “RNB”.

Angazhimet e shumta, nuk e lejuan që të realizoj këngë të re.

Prej këngës “Status quo” e cila për muaj të tërë është dëgjuar nga publiku, Mirsa nuk ka sjell ndonjë këngë të re në zhanrin e saj muzikorë. Këngëtarja gjilanas shprehet se angazhimet e shumta muzikore nuk ia kanë mundësuar që të punoj ndonjë këngë tjetër të re për sezonin verorë.

“Kam pasur shumë angazhime gjatë këtij sezoni verorë dhe nuk gjeta kohë që të punoj ndonjë këngë tjetër të re. Mirëpo, jam duke punuar që shumë shpejt të vij më një këngë të re të cilës shpresoj se do të ia realizoj edhe videoklipin”, pohoi Kërçeli duke shtuar se ende nuk ka vendos që a do të jetë pjesë e festivaleve muzikore.

“Nuk e di a do të marr pjesë. Festivalet janë shumë të mira për të promovuar këngën dhe unë gjithmonë kam kujtime të bukura. Por, ende nuk kam vendosur se çfarë do të bëj për këtë vit”. Tutje këngëtarja Kërçeli pohoi se akoma nuk ka qenë në pushime verore por ajo mendon se javën tjetër do të shkoj për disa ditë.

Shqipmedia

YouTube Preview Image