Ana Malit: Zonë me vlera të mëdha ekologjike dhe turistike

August 24, 2010   | Reportazh / Reportaža

Rëndësi në Anë të Malit kanë edhe fushat pranë brigjeve të lumit Buna, si: fusha e Sukubinës, fusha e Klleznës që shtrihet pranë brigjeve të liqenit të Shasit etj., të cilat përbëjnë një potencial të rëndësishëm agrobujqësor për këtë zonë, ndonëse një pjesë e mirë e tyre janë lënë të papunuara (djerrina ) dhe janë shndërruar në kullota për blegtorinë Qendra e Anës së Malit është Katërkolla, dikur qendër administrative, e cila shërben edhe si zonë tranziti.Diçka më heret rolin e kryeqendrës e kishte Selita. Këtu zhvillohet një veprimtari e vogël tregtare, e bazuar në disa dyqane, kafene, servise automjetesh etj. të cilat i japin sadopak një gjallëri kësaj treve. Në Katërkollë ndodhen disa firma të vogla dhe institucione si: ambulanca, posta,elektropërndarjeje, fabrika e tekstilit ”Intissimopiu” me pronarë nga Italia, dy pika të karburanti nga kompania ”Lukoil”. Këto të fundit kanë punësuar disa dhjetëra puntorë nga kjo trevë në të cilën papunësia është shumë e theksuar dhe paraqet problem të madh. Në Katërkollë, ditëve të enjte organizohet tregu apo “dita e pazarit” dhe, me atë rast, banorët e kësaj treve takohen me njëri – tjetrin, shkëmbejnë biseda në lokalet e kësaj qendre, por edhe tregtojnë prodhime të ndryshme bujqësore, tekstile, peshk, produkte artizanale të prodhuara nga banorët vendas etj. Hapja e kufirit më Shqipërinë çeli përspektiva të reja, duke bërë të mundur që një numër i konsiderueshëm i të rinjëve nga Ana e Malit të ndjekin studimet e larta si në Uuniversitetin e Shkodrës, Tiranës etj. ( shënim i mr. Nexhat Avdiut).  Natyra bujare – fushat, përrenjtë, krojet  Dora e Zotit ka qenë shumë bujare ndaj kësaj treve, duke i dhuruar pasuri të mëdha natyrore ende të pashfrytëzuara, që duhen vlerësuar sa më parë. Ndër potencialet natyrore më të rëndësishme në zonën e Anës së Malit meriton të veçohen liqeni i Shasit dhe lumi Buna, ku sipas ekspertëve të kësaj fushë rritet një faunë e begatë lumore dhe liqenore më vlera të mëdha ekologjike dhe turistike. Rëndësi në Anë të Malit kanë edhe fushat pranë brigjeve të lumit Buna, si: fusha e Sukubinës, fusha e Klleznës që shtrihet pranë brigjeve të liqenit të Shasit etj., të cilat përbëjnë një potencial të rëndësishëm agrobujqësor për këtë zonë, ndonëse një pjesë e mirë e tyre janë lënë të papunuara (djerrina ) dhe janë shndërruar në kullota për blegtorinë. Këto fusha përshkohën nga disa përrenj si: përroi i Katërkollës, përroi i Kravarit, përroi i Megjureçit etj., të cilët në të shumtën e vitit janë të thatë si rezultat i kushteve të terenit. Kjo zonë është mjaft e pasur me kroje, ndër të cilat po përmendim: Kronin e Kosiqit, Kronin e Llaç Priftit, Kronin te Arra e Zhurit, Kronin e Thoreve, Kronin Burg, Kronin Lerë, Kronin Kazhël, Kronin e Ali Koderrës, Kronin e Ali Kujit, Kronin e Bardhë, Kronin Parac, Kronin e Madh, Kronin Naval, Kronin e Zogajve, Kronin e Sumës, Kronin e Bojkut, Kronin Kadraç, Kronin e Grihos, Kronin e Bokës, Kronin e Mjeshtrit, Kronin e Kranjanëve, Kronin e Velijajve, Kronin e Qershisë, Kronin Maranzhë, Kronin e Dalamit, Kronin Millu (millaç), Kronin e Mrizit, Kronin e Telajve, Kronin e Xhurretëve, Kronin e Shkinës, Kronin e Mbibrijës, Kronin e Gjonajve, Kronin e Muçajve, Kronin Katërlisave, Kronin e Dymënëve etj.

Gjekë Gjonaj
Koha Javore


YouTube Preview Image