Anxhelina Hadergjonaj, e nis me kopje, në klip si Rihanna

August 26, 2010   | Lajmet / Vijesti

Një këngëtare e re në skenën muzikore që kohëve të fundit tenton të futet në treg është edhe Anxhelina Hadërgjonaj, që shumica e njohin si vajza e këngëtares së mirënjohur Albërie Hadërgjonaj. Anxhelina ka realizuar tashmë një klip të titulluar “Kopje pa kuptim”, i punuar nga “Max Production”.
Skenat dhe lëvizjet seksi dominojnë në klipin e realizuar, pasi edhe këngëtarja disponon një fizik të mrekullueshëm.  Një përkrahje dhe publicitet të madh Anxhelina merr edhe nga e ëma e saj, e cila nuk ngurron t’i publikojë edhe komplimentet për  të bijën.  Ajo që vihet re tek klipi i saj janë veshjet të cilat ngjasojnë shumë me ato të këngëtares amerikane Rihanna. Mbase Anxhelina dëshiron të risjellë përsëri versionin e Rihannës në estradën shqiptare, pas shumë tentimeve të disa këngëtareve tjera që sjellin stilin e flokëve të Rihannës muaj më parë. Gjithsesi ne i urojmë një karrierë të mbarë si mamaja e saj.

Panorama
YouTube Preview Image

1