Rrezart Cungu fitues i turnirit të tenisit në Kotor

August 26, 2010   | Sporti / Sport

Në klubin e tenisit “Kotor” në Kotor  u mbajt turniri 3 ditorë për djem deri në moshën 14 vjeçar në nivel të Federatës të Malit të Zi.Në këtë turnir morrën pjes 28 garues.

Klubin  “Bellevue” e përfaqsuan: Rrezart Cungu, Genc Selita,Andi Dervishi,Nermin Hoxha,Haris dhe Edin Sarvan dhe Kenan Nimanbegu.

Vendin e parë dhe kupën e art e fitoi dymbdhjet vjeçari Rrezart Cungu i cili në finale muajti Maksim Miqkoviqin me rezultatin 6: 4 dhe 6: 1. Deri në finale Rrezarti muajti: Ljubinko Mrdonjiq (9:1),Danilo Laliq (9:5); Marko Miletiq (9:2) dhe në gjysë finale Zeljko Grce (6:4;6:0).

Turneu i radhës për djem dhe vajza,për mosh deri në 14 veç,do të mbahet me datën 28 dhe 29 gusht  në Klubin “Bellevue” në Ulqin.

Rrezart Cungu – Facebook

2