Apartamente per shitje ne Ulqin, Mali i Zi

August 28, 2010   | Anketë / Anketa

Ofrojme apartamente te permasave edhe tipeve te ndryshme per shitje ne Ulqin,Mal te Zi. Gjate shume vitesh eksperience ne fushen e pasurive te paluajteshme ne Ulqin, kemi pare qe ka patur shume kerkesa per banesa/apartamente ne bregdet te Ulqinit.
Per kete arsye kemi nxjerre ne shitje nje komplex apartamentesh per shitje ne nje nga vendodhjet me interesante te Ulqinit ku jane te gjitha sherbimet perreth kompleksit.

Ndërtesa

PERSHKRIMI & SPECIFIKIMI
GJITHESEJIT: 18 BANESA
SIPERFAQA m2: 40-135 m2
3 KATË 2 ELEVATORË

Apartamentet gjenden në qendrën administrative të Ulqinit .Të gjitha institucionet kryesore gjenden ne afërsi (shkollat: fillore, e mesmja, Ambulanca, Komuna e Ulqinit, bankat). Poashtu kjo pozite ofron edhe shanse të mira për zhvillim të biznesit, sepse në katin perdhesë dhe në katin e parë janë paraparë hapsira për afarizëm ( dyqane tregtare dhe zyra).

Apartamentet kanë dy hyrje të ndara nga të dy anët e ndërtesës, një në Lindje dhe tjetri në Jug të të ndërtesës. Të dy anët janë të pajisura me elevatorë. Konstruksioni i ndërtesës është dizenjuar sipas standardeve më të fundit të industrisë ndërtimore (materijalet ndërtimore, kalkulimet statike, aprovimet zyrtare).

Ndërtesa është e rrethuar me një sipërfaqe të madhe prej xhami, e cila jep ndriçimin e duhur gjithë ndretesës. Zgjjedhja e enterierit i mbetet blerësëve, duke rrespektuar preferencat dhe shijet e ndyshme personale. Apartamantet do të pajisen me kondicionerë qendror të Ajrit, që mundëson nxemje dhe ftohje gjatë tërë vitit.

Lokacioni

Ndërtesa gjendet në qendër të qytetit – Bulevardi Vllezërit Frashëri. Pozita e ndertesës është ne afërsi të çdo objekti të rëndësishëm publik:
– Stacioni i autobusave -50 m
– Shkolla fillore – 200 m
– Shkolla e mesme – 100 m
– Shtepija e shendetit 400 m
– Komuna 400 m
– Shtepija e kultures 800 m

Qyteti i Ulqinit
Me më shumë se 260 dite me diell dhe më se 20 kilometra plazhe me rërë, Ulqini prezanton adresen ideale jetesore për ju. Begatia kulturore – arhitektonike janë vetëm disa përparsi për të gjithë këtë. Plazhet me rërë, ujërat shëruese sulfurike dhe sipërfaqet e mëdha gjelbëruese të cilat në fund formojnë vend të përkryer për të jetuar.

Qyteti i Vjeter i Ulqinit-plot kujtime dhe histori të mbledhura me kohë. Poashtu plot me vende dhe pamje piktoreske. Gjithashtu mund të bëni dhe vizita ne Cafené, Restaurante dhe shumë aktivitete tjera, që e bejnë Ulqinin atraktiv për shumë vizitorë. Ulqini është qytet që medoemos duhet ta vizitoni.

Për  Shitje

LOKALITETET AFARISTE PËR DHËNIE ME QIRA
Dy katet e para janë parashikuar për rentim. Sigurisht që lokali qendror më i madh do të jetë shitorja e Primus electronics, ndërsa të tjerat janë të parashikuara për dhënie me qira. E kemi planifikuar që të gjithë bizneset që zhvillohen brenda kësaj ndërtese të përkojnë me ruajtjen e harmonisë së jetës së banorëve brenda ndërtesës. Kjo do të thotë që nuk do zhvillohen aktivitete të zhurmshme, (si p.sh. kafene, restorane) por në vend të këtij lokaliteti do të ketë agjenci, zyra etj.

Apartamentet në ofertë:
39,15 m2; 40,65 m2; 80,80 m2; 89,20 m2; 104,2 m2; 107,3 m2; 111,21 m2; 116,75 m2; 125,65 m2; 128,10 m2

Shërbimi për klijentë:
Duke patur parasysh dinamikën e jetës së sotme, kemi planifikuar programin e shërbimit për t u përgjigjur kërkesave të klientit. Kemi planifikuar shërbimin e pranimit të klientëve ku klientët mund të udhëzohen dhe të informohen. Poashtu kemi planifikuar themelimin e fondit të përbashkët, ku mund të mblidhet një sasi e mjaftueshme e të hollave për shërbimet e lyerjes dhe dekorimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesës pas një periudhe kohore prej disa vitesh. Poashtu planifikohet që çdo person i cili ka në pronësi apartman, ta ketë edhe vendparkimin e rezervuar (të shenjëzuar për çdo apartament). Poashtu planifikohet oferta e idejave të ndryshme për dekorim të banesës (prodhimet prej druri, modelet keramike si dhe propozime të ndryshme ideore të dizajnit).

Për informatë me të hollesishme, mund të kontaktoni me sherbimin tonë.

 

 

Apartamente per shitje ne Ulqin,Ulqini, Mali i Zi – Pjesa 1 – Video

9