Shkreli nuk përjashton mundësin e pjesëmarrjes së pavarur në zgjedhje

August 30, 2010   | Politika

Deputeti i PDS Luigj Shkreli nuk e përjashtoi sot mundësinë që kjo parti dhe UDSH në zgjedhjet lokale në Ulqin me 17 tetor të dalin me lista të veçantë.

Të përkujtojmë se në zgjedhjet e 23 majit PDS dhe UDSH kanë marr pjesë në koalicionin për Ulqinin evropianë dhe fituan 14 mandate , ose 3 vende me pak të këshilltarëve se sa u nevojitej të formojnë pushtetin në këtë qytet.

Shkreli konsideron se duhet të rishqyrtohen raportet në koalicionin “Për Ulqinin Evropianë” , mirëpo shtoi se sipas statutit të PDS për sjelljen e vendimit për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale është kompetent Këshilli komunal me propozimin e Këshillit ekzekutiv. Shkreli theksoi se UDSH megjithatë mbetet partner i PDS pa marr para sysh nëse këto parti do të marrin pjesë ndaras në zgjedhjet e tetorit në Ulqin

RTCG

2