Vesa Luma i kthehet jetës së natës në Prishtinë

September 1, 2010   | Lajmet / Vijesti

Vesa Luma është rikthyer në vendin e saj pas një vere të ndeshur me koncerte.

Këngëtarja duket se për këtë sezon u ka dhënë fund koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, të cilat ishin të shumta, dhe pas disa muajve të ngjeshura pritet të fillojnë aktivitetet e reja.

Por fillimisht ajo po relaksohet, pasi është rikthyer në Prishtinë e lodhur dhe e stresuar, pas koncerteve në bregdetin shqiptar, të cilën kohë e ka shfrytëzuar edhe për plazh.

Këngëtarja është shprehur e kënaqur nga ky ‘turne’ dhe aktualisht po çlodhet pranë familjes, por pa lënë anash edhe jetën e natës me shoqëri, para se të fokusohet për të sjellë në treg ndonjë material të ri muzikor.
YouTube Preview Image