Pushimet në Plazhin Tropicana ne Ulqin

September 2, 2010   | Pushimet në Ulqin

skype

 

Kompleksi i plazhit Tropicana ndodhet ne buze te Detit Adriatik të Malit të Zi, i rrethuar nga te treja anet e tjera me nje pyll te denduar dhe te gjelber pishash. Zona ku ndodhet ky kompleks eshte e mbeshtetur ndermjet plazhave Safari dhe plazhit MSM,me nje largesi prej 3 km nga qyteti i Ulqinit, dhe larg aeroportit Tivat dhe Podgoricë 70 km.

Kompleksi i plazhit Tropicana perbehet nga 5 apartamente të tipit Bungalo. Apartamentet kane nga 2 mjedise fjetjeje, salle ngrenjeje me kuzhine, banjo dhe ballkon dhe jane me se te pershtatshem dhe te rehatshem per nje familje. Te tera dhomat kane ajer te kondicionuar.Bungallot gjenden buzë të plazhit Tropicana.

Kompleksi i plazhit Tropicana ju afron Restorant,ku restoranti ju ofron nje menu te gjere me pjata te ndryshme tradicionale dhe nderkombetare,piza,peshqi të nryshem nga skara, si dhe ushqime te lehta por te shendetshme per ne zonen e plazhit dhe kompleksit Tropicana.

Per mysafiret tane qe nuk duan te lene pas dore as gjate diteve te pushimit aktivitetin e tyre sportiv, ofrojme fusha sportive,dhe lojra e ndeshje te ndryshme plazhi. Per femijet grupi yne animator vazhdon te pregatise lojra dhe aktivitete gazmore.

Kapaciteti mesatar i restorantit tone per aktivitete, festa, bankete, kokteile apo dasma eshte prej 150 – 300 personash.

Ju mirepresim ne kompleksin tone, ku jemi te bindur se do te kaloni nje pushim te paharruar ne ajrin e paster te pishave dhe ambientin e bukur natyror te Kompleksit të plazhit Tropicana.Kompleksi posedon njisojë edhe auto kampin e vetë ku ju jeni mirë se ardhur.

Stafi yne eshte i gatshem t`jua lehtesoje ose plotesoje çdo nevoje dhe deshire.

 

YouTube Preview Image