Arti ukrainas prezantohet në Ulqin

September 6, 2010   | Shoqëria / Društvo

Në Galerinë „Art“ të Qendrës së Kulturës në Ulqin të enjten u hap ekpozita e piktoreve ukrainase, Namali Naryshenko dhe Anzhelika Rudnickaja. Dy artistet nga Ukraina u prezantuan në këtë ekspozitë me punime të realizuara në disa teknika. Ekspozitën e hapen kryetari i Komunës së Ulqinit, Gzim Hajdinaga dhe ambasadorja e Ukrainës në Mal të Zi, Oksana Sljusarenko. Të dy ata vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ulqinit dhe Ukrainës, duke nënvizuar se Ulqini tashmë është binjakëzuar me qytetin e Uzhgorodit. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gzim Hajdinaga, kërkoi nga ambasadorja ukrainase që edhe piktorët e Ulqinit në të ardhmen të hapin ekspozitë në një nga qytetet e Ukrainës. Ambasadorja Sljusarenko ndau me këtë rast fletëfalënderime për kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gzim Hajdinaga dhe këshilltarin për marrëdhënie me jashtë pranë Komunës së Ulqinit, Arsllan Hajdinaga, për kontributin e dhënë në vendosjen e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Ukrainës dhe Ulqinit. Ekspozita u organizua nga Ambasada e Ukrainës në Mal të Zi dhe Komuna e Ulqinit në kuadër të veprimtarisë kulturore „Arti ukrainas në Mal të Zi“, me rastin e 19 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Ukrainës.

i.k.
Koha Javore
YouTube Preview Image