Muhamet Nika: Kriza politike në Ulqin

September 6, 2010   | Intervista / Intervju

Dilemat shqetësuese
Sipas mendimit tonë dhe ligjit përpara se të bihet vendimi për zgjedhje të reja është dashur të merret vendimi për shpërndarjen e kuvendit meqenëse është verifikuar mandati, por në kuvend nuk shkohet nëse nuk kemi marrëveshje për konstituimin e tij. Adresa e këtyre dilemave për subjekte serioze do të duhej të ishte nxjerrësi i vendimit ose Gjyqi kushtetues. Kryetari Vujanoviq nuk është informuar institucionalisht se ai nuk është në gjendje të mblidhet dhe mandati nuk është i partive politike, por i këshilltarëve!
E kemi thënë edhe një herë tjetër, por për rastin që do përmendim themi që sipas botëkuptimit metafizik (fesë) e gjithashtu edhe të fizikës kuantike thuhet që pas fryrjes e cila iu bë në fillim, kozmosi filloi të zgjerohej dhe ai vazhdon të zgjerohet deri në një kohë të caktuar. Procesi i zgjerimit shkencëtarët thonë që ia përngjet një tullumbacje që fryhet, dhe fryrja i largon nga njëra tjetra figurat që janë të vendosura në të. Pastaj kjo nënkupton që distanca në mes të figurave rritet gjithnjë pas fryrjes së tij. Këto ligje të kozmosit janë mesazhe të qarta edhe për ligjet shoqërore. Çdo gjë është në lëvizje… “edhe dielli vrapon drejt një vendi të caktuar…” thuhet në Kuran. Ky lumë mendimi më erdhi në kokë, pasi veshët më zunë shqetësimin e njërit i cili për vlimet e brendshme që ndodhin këtyre ditëve në media në Bashkësinë Islame u shpreh: “A thua pse o Zot këtu te ne kanë qejf me shkatërru punën në të tana anët”. Njëri mendim provokon tjetrin dhe njeriut i mbetet të kuptojë që shqetësimi i qytetarit përveç këtij rasti përfshinte edhe krizën politike në Ulqin e krijuar me rastin e dështimit të negociatave për formimin e pushtetit vendor. Pra, qytetari shprehte shqetësim për rrjedhat politike, ekonomike, shpirtërore të qytetit. Kuptohet se është shumë e vështirë të gjesh një teori të vetme që të përshkruash shkatërrimin e shumanshëm të Ulqinit, megjithatë për të trajtuar shqetësimin, preferojmë problemet e sipërpërmendura të ndahen në pjesë më të vogla e të cilat dëshmojnë që gjatë këtyre 20 viteve me “fryrjen e tullumbaces” ndryshoi gjithçka në botëkuptimin e gjërave: si në politikë, ekonomi, art, fe etj. Sipas ligjit të lartpërmendur ndryshimet hetohen nëse krahasohen me gjendjen fillestare të viteve ’90. Mendojmë se kjo do të thotë që shoqëria ka qenë jo e plotfuqishme, për t’i vënë gjërat në lëvizje në lëmitë e sipërpërmendura, në formë të kontrolluar, dhe shpeshherë vepruam sipas tekave tona. Kështu ndodhi që ndryshimi ta zëmë në një segment të politikës çoi në ndryshimin e pjesëve të tjera si në kulturë, ekonomi, botë shpirtërore (fe) etj. Mirëpo rregulli thotë nëse një pjesë (psh) e kulturës fetare ndryshon dhe shkon përpara ajo përpiqet të tërheqë të gjitha pjesët e tjera, por nëse ndonjëra, ose të gjitha pjesët e tjera (psh) politika tradicionale e botëkuptimit fetar nuk lëvizë… historiku i ngjarjeve pastaj do të dëshmojë që në ballonin imagjinar distanca ndërmjet kulturës fetare e politikës fetare dita ditës rritet, tendosja pastaj mund të vazhdojë edhe me pëlcitje. Të kujtojmë historinë e “shokut Sillo” të humoristit Koço Devolle i cili personifikon diktatorin Hoxha, njeriun të cilin e pengon zgjerimi i tullumbaces dhe për të mos ndodhë pëlcitja e saj njëri nga shokët i thotë: Hiq e mos e këput, hiq e mos e këput. Por një aftësi të tillë për zgjerim të kontrolluar të tij mund ta ketë vetëm ai i cili fryn gjërat dhe u thotë bëhuni. Këtij problemi të cilit do t’i kthehemi më vonë për momentin po shtojmë urtësinë që thotë: kush polemizon për të dalë e drejta në shesh fiton një sevap. Po zoti na ruajt, inshallah nuk e arritën kohën e paralajmëruar që thotë: se njerëzit e thjeshtë do të flasin për çështje të mëdha të njerëzimit dhe s’do të thonë asgjë përveçse mendimeve të devijuara: dhe që do të marrin pozita të ndryshme në shoqëri ata që nuk janë të zotët që t’i kryejnë obligimet e marra në lumin e mendimeve në kokë përveç shqetësimit të qytetarit për zgjedhjet në qytetin e Ulqinit, ku mësuam që përveç se për pushtet lokal do të kemi zgjedhje edhe Bashkësinë Lokale Islame të cilat krijojnë krizë permanente në Ulqin mund t’i shtohet edhe shqetësimi i krizës ekonomike. Po le t’i shpjegojmë këto dilema në mënyrë të veçantë.

I Dilema e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Ulqin nga Presidenti Filip Vujanoviq

Akti i shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Komunën e Ulqinit lë pas shumë dilema që lidhen me anën (in)formale të shpalljes që plagosin rëndë rregullsinë e tyre duke lënë shteg të hapur për kontestim të rregullsisë. Dëshira që në Ulqin të mos ndodhë sërish dhunimi i vullnetit të popullit është plotësisht i kuptueshëm dhe presidenti bëri punën e tij. Mirëpo për problemin nuk mendojmë që parregullsia institucionale të zhduket me veprime të parregullta institucionale të cilat lënë për të dëshiruar kur është në pyetje vakumi juridik i këtyre masave. Kriza institucionale e momentit në Ulqin mendojmë se është një sëmundje e kahershme ndaj të cilës gjithherë janë mbyllur sytë. Për të kuptuar historikun e problemit po përmendim që kriza institucionin e kuvendit e përfshiu pas zgjedhjeve të vitit ’98 – 2002, ku legjislacioni i atëhershëm nuk arriti asnjëherë të bëjë konstituivin e plotë të tij dhe në vend që të punojë me 33 këshilltarë tërë kohën punoi me 32. Validiteti i vendimeve të këtij legjislacioni le për të dëshiruar. Më pas në legjislacionin tjetër kuvendi nuk arriti gjatë tërë vitit të miratojë buxhetin dhe u punua pa buxhet fare kurse ky shqetësim përcjell edhe zgjedhjet e saposhpallura nga Presidenti Vujanoviq. Nga dilemat do veçojmë, a ka mandat komisioni i zgjedhjeve të kaluara të përcjellë zgjedhjet e porsashpallura; si do të jetë propozimi i vëzhguesve për zgjedhje; sipas zgjedhjeve të kaluara apo të majit; cila përbërje e kuvendit do të duhej të merrte vendimin për numrin e këshilltarëve si dhe të nxjerrë vendimin për financim të zgjedhjeve; meqenëse kuvendi verifikoi 33 mandate, pas zgjedhjeve të majit, kush do të bëjë shpërbërjen e tij apo anulimin e verifikimit të mandateve; çka nëse dihet që këshilltarët ishin në pushim të rregullt në mes të seancave dhe kishin të drejtë për pushime vjetore; kush do ta thërrasë kuvendin e ardhshëm. Sipas mendimit tonë dhe ligjit përpara se të bihet vendimi për zgjedhje të reja është dashur të merret vendimi për shpërndarjen e kuvendit meqenëse është verifikuar mandati, por në kuvend nuk shkohet nëse nuk kemi marrëveshje për konstituimin e tij. Adresa e këtyre dilemave për subjekte serioze do të duhej të ishte nxjerrësi i vendimit ose Gjyqi kushtetues. Kryetari Vujanoviq nuk është informuar institucionalisht se ai nuk është në gjendje të mblidhet dhe mandati nuk është i partive politike, por i këshilltarëve! Po kë mund të shqetësojnë këto dilema procedurale kur dihet që pothuajse të gjitha subjektet shqiptare janë jashtë mandatit zgjedhor partiak të anëtarësisë së vet, kurse dëshirojnë të garojnë për mandat nga qytetarët. Habitën rasti se si ministria përkatëse i lejon këto subjekte inegzistente të garojnë në zgjedhjet lokale, por si duket ujku mjegull do.

Muhamet Nika
Koha Javore

6