Urimet per festen e Fiter Bajramit – Partia e Prosperitetit Demokratik

September 8, 2010   | Lajmet / Vijesti

PARTIA E PROSPERITETIT DEMOKRATIK

PARTIJA DEMOKRATSKOG PROSPERITETA

THE PARTY OF DEMOKTRATIC PROSPERITY

ULQIN – ULCINJ. Montenegro

Tel.++382 30 412 816 & Fax ++ 382 30  401571

e-mail: ppd@t-com.me

Nr. 01-53/1-10

Ulqin, më 08.09.2010

Urime për festën e Fiter Bajramit

Në këtë ditë të shënuar, urojmë gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Fiter Bajramit e cila vjen pas Ramazanit, muajit të shenjtë të agjerimit e përkushtimit.  Bajrami është ditë shpërblimi, ditë gëzimi, ditë kremtimi, ditë vizite të afërmeve, farefisit, shokëve e dashamirëve dhe ditë pajtimi në mes njerëzve.  Kjo ditë për mesazh kryesor ka sakrificën si themel të të gjitha të mirave të kësaj bote. Ndaj, duke ju uruar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë, urojmë që sakrificat, adhurimet dhe lutjet tuaja të sinqerta, të shpërblehen me mirësinë e Krijuesit të Madhërishëm.

Kryetari dhe Kryesia e Partise së Prosperitetit Demokratik.

Kryetari,
Ali Rexha