Martohen Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi diten e Bajramit

September 10, 2010   | Lajmet / Vijesti

Pas dasmësdo të udhëtojnë drejt Karaibeve për muajin e mjaltit
Pas një lidhje disa vjeçare Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, kanë vendosur të kurorëzojnë dje dashurinë e tyre me martesë. Ceremonia tejet private është mbajtur larg vëmendjes së medias, por miq të afërt të çiftit tregojnë se ata kishin zgjedhur një dasmë tradicionale shqiptare për të festuar ditën më të lumtur të jetës së tyre. Pikërisht dje, në ditën e Bajramit, duke rrokur gjithë vëmendjen e banorëve të kryeqytetit, Ermal Mamaqi-dhëndër, pasi ka hyrë në shtëpinë e Amit ka dalë me të në krah duke hipur në një limuzinë të bardhë gruan e ardhshme. Ami kishte veshur një fustan të bardhë të zgjedhur prej kohësh nga koleksioni i dyqanit të saj për të ditën e shënuar dhe pak para se të ngjitej në limuzinë, ajo ka hedhur buqetën me lule, ndërsa kokrrat e orizit dhe monedhat metalike kanë rënë mbi kokën e kureshtarëve që janë ndodhur atyre afër. Pra, një dasmë tipike shqiptare, ndërsa pjesa tjetër ka qenë krejtësisht private!

Ndërkaq menjëherë pas  dasmës ata pritet të udhëtojnë drejt Karaibeve për të kaluar muajin e mjaltit, për t’u rikthyer në tetor në Tiranë, moment kur pritet të fillojë edhe sezoni i ri i spektaklit humoristik “Portokalli”.

YouTube Preview Image

1