Korab Shaqiri – Veren e Kaluar në Ulqin…..

September 11, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtari Korab Shaqiri, ka  tre muaj që promovojë videoklipin e tij të fundit “Verën e kaluar”. Po ashtu, Korabi është në përgatitje të albumit të ri, i cili do t’i ketë 17 këngë.
Korabi ka thënë për Kosovapress se teksti i këngës së videoklipit është një ide e përbashkët me babin e tij, Ilirin. Ndërsa muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Korabi.
Ai shtoi se xhirimet e klipit janë bërë në Ulqin dhe se ka dal një klip i bukur i realizuar nga kompania “Imedia”, me të cilët ka dal i kënaqur.
“Kjo është një këngë rinore, këngë verore dhe ka një ritëm interesant, i cili besoj që do t’i pëlqejë të gjithëve”, ka thënë Korabi.
Kurse, sa i përket albumit, Korabi tha se ka mbaruar 17 këngë, por paraprakisht dëshiron që brenda këtij viti t’i realizojë tri apo katër klipe dhe pastaj të nxjerrë albumin.
Në album pritet të jenë tri hitet e tij të kënduara më parë, kurse të tjerat do të jenë të reja.
Korabi përveç krijimeve të tij, është duke kompozuar edhe këngë për këngëtarë tjerë, ndërsa një këngë që e ka bërë për Nexhat Osmanin, për mendimin e tij do të jetë një hit i vërtetë.
Veç muzikës, këngëtari nuk i ka lënë anash as studimet e tij postdiplomike, ku është duke vijuar vitin e parë të magjistraturës në Tiranë për kompozim, ku shpreson se do të arrijë rezultate të mira.

Kosovapress
YouTube Preview Image