Fatos Beqiraj kalon te Dinamo e Zagrebit

September 12, 2010   | Sporti / Sport

I gatshëm për sfida të reja
“Për mua është një nder i madh dhe do të jap çdo gjë nga vetja që të mos
zhgënjej as trajnerin, as drejtuesit e Klubit, as tifozët. Do të jetë kjo sigurisht një vjeshtë e nxehtë për klubin tim të ri sepse Dinamoja luan edhe në Evropë, si dhe lufton për titullin e kampionit dhe fitimin e kupës në Kroaci. Më pëlqen lufta dhe sfidat, dhe kurrë nuk heq dorë. Gjithmonë jap çdo gjë nga vetja”, ka thënë Beqiraj në prezantimin e parë te “Dinamo”-ja.
Lojtari më i mirë i “Buduqnost”-it të Podgoricës, 22-vjeçari nga Kosova, Fatos Beqiraj, që nga e marta është lojtar i “Dinamo”-s së Zagrebit. Tashmë ish sulmuesi i “Buduqnost”-it dhe lojtari i Përfaqësueses së Malit të Zi ka shprehur përshtypjet e tij të para për klubin e ri pas nënshkrimit të kontratës dhe prezantimit të tij zyrtar. “Jam i gatshëm për sfida të reja me fanelën e Dinamos. Për mua është një nder i madh dhe do të jap çdo gjë nga vetja që të mos zhgënjej as trajnerin, as drejtuesit e Klubit, as tifozët. Do të jetë kjo sigurisht një vjeshtë e nxehtë për klubin tim të ri sepse Dinamoja luan edhe në Evropë, si dhe lufton për titullin e kampionit dhe fitimin e kupës në Kroaci. Më pëlqen lufta dhe sfidat dhe kurrë nuk heq dorë. Gjithmonë jap çdo gjë nga vetja”, ka thënë Beqiraj. Ai do të ketë te Dinamoja fanelën me numrin 21, numër të cilin e ka mbajtur Igor Cvitanoviq, gola shënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi. “Karakteristikat e mia kryesore janë realizimi dhe shpejtësia. Di të shënoj gola”, ka thënë Beqiraj i cili në 80 ndeshje me “Buduqnost”-in ka shënuar 40 gola. Beqiraj ka theksuar se shpreson që së shpejti do t’ua tregojë cilësitë e tij tifozëve të Dinamos. “Shpresoj të debutoj që në Split, në ndeshjen derbi kundër “Hajduk”-ut. Do të jap çdo gjë nga vetja që me punë dhe angazhim të siguroj vendin në ekip dhe të dëshmohem te trajneri Halilhoxhiq”, ka thënë ai dhe ka shtuar se është profesionist dhe se nuk do të frikësohej nga tribunat e mbushura plot të stadiumit “Poljud” në Split.


Kohapress
YouTube Preview Image