Koalicioni Bardhi,Cungu & Holli në Ulqin,bisedimet në Shkoder

September 12, 2010   | Politika

Ulqini më 17 tetor do të dalë në votime për parlamentin e ardhshëm vendor
Këshilli Qendror i Forcës së Re Demokratike – Forca në mbledhjen e mbajtur  fundjavën që lamë pas  ka vendosur që ky subjekt politik të dalë me listë të përbashkët (Forca, Lidhja Demokratike dhe Perspektiva )në zgjedhjet lokale në Ulqin ku ende nuk ka vendim përfundimtar nga asnjëra parti shqiptare.
Liderët e partive opozitare shqiptare janë takuar në Shkodër për të biseduar rreth mundësisë së krijimit të një koalicioni për zgjedhjet e tetorit. Takimi nuk ka qenë i paralajmëruar, dhe as nuk është arritur një vendim përfundimtar, por duket se partitë Forca, Lidhja Demokratike dhe Perspektiva, do të dalin në zgjedhje me listë të përbashkët.
Kryteari i kësaj parti politike parlamentare, Nazif Cungu , thotë se në bazë  të informatave  që poesdojnë  kanë rritje të dukshme të anëtarëve dhe simpatizuesve dhe se dalja si subjekt i me listë të përbashkët (Forca, Lidhja Demokratike dhe Perspektiva )në zgjedhjet e ardhshme siguron rezultate të përfaqësimit në parlamentin lokal të Ulqinit. Cungu megjithatë nuk përjashton mundësinë  e formimit të  një kolacioni me listë të përbashkët (Forca, Lidhja Demokratike dhe Perspektiva )me partitë politke shqiptare. Ai pohon se  në rast qe partitë  nacionale shqiptare, propozojnë ofertë për koalicione parazgjedhore më të gjere, ato mund të shqyrtohen edhe një  herë në Këshillin Qendror, në rast se ato  janë në përputhje me programin e Forcës.
Lidhja Demokratike në Mal të Zi është duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale në Ulqin të dalin e pavarur me listë të veçantë, edhe pse ajo është e hapur për diskutim me opozitën që të garojnë së bashku por me kushte të caktuara, ka kumtuar sot Mehmet Bardhi, lideri i partisë në fjalë.
Lidhja Demokratike nuk ka pasur ndonjë rezultat të mirë në raundin e parë të zgjedhjeve në Ulqin, megjithatë do të vazhdojë me organizim dhe veprim politik për zgjedhjet e 17 tetorit. Ai ka shtuar se LD në MZ në Ulqin është e organizuar në nivel të degave, këto organe kanë mbajtur një takim ku çdo kush ka marrë obligimet dhe detyrat e veta partiake.
I kemi marrë të gjitha obligimet dhe jemi të përgatitur sikur të dalim vetë në zgjedhje por ne jemi këtu për tu përpjekur të folur me opozitën dhe partitë tjera të ngjajshme.
Jemi të mendimit se duhet formuar një koalicion të gjërë për të marrë rezultate të mira ,për të arritur të largojmë nga pushteti ata të cilët i kanë humbur besimin e votuesve.
Bardhi ka thënë se ka fituar ftesë nga Forca e Re Demokratike Forca për të biseduar,duke shtuar se sot duhet të mbahet takimi I parë ku do të ishte diskutuar për zgjedhjet e ardhshme lokale .
Duke folur për platformën nga partitë e opozitës që e ka dërguar nënkryetari I Lëvizjes për Ndryshime Branko Radulloviq ,Bardhi tha se me përmbajtjen e kësaj platform është njohftuar përmes mediave.
Të gjithë e kanë të qartë se askush vetë nuk mund ta marrë pushtetin.
Bardhi ka thënë se është i hapur për bisedime edhe me partitë në pushtet, por me kusht që të hatrohet një platformë e cila kishte nënkuptuar një status më të mire të shqiptarëve në Mal të Zi.
Lideri i Lidhjes Demokratike tha se në këto zgjedhje do ketë një qasje tjetër në fushatë,për shkak të mungesës së mjeteve.Komuna e Ulqinit nuk i ka paguar partive politike në komunën e Ulqinit pjesën që është e obliguar ti paguaj nga buxheti,por edhe nga buxhet parlamentar është zvogluar buxheti që i dedikohen partive parlamentare.

Edhe deputeti i Koalicionit shqiptar ”Perspektiva” Amir Hollaj është deklaruar se mbeten të hapur për bisedime me të gjitha subjektet nacionale politke shqiptare për formimin e koalicioneve të përbashkëta në zgjedhjet lokale në Ulqin me 17 tetor 2010.
YouTube Preview Image


81