Dafina Rexhepi kopjon Cassien

September 14, 2010   | Lajmet / Vijesti

Kopjimi i ideve dhe i detajeve tjera të videoklipeve të artistëve amerikanë nga ata kosovarë është bërë së fundmi një trend, ndërsa nën snajperin tonë tani ka rënë edhe këngëtarja Dafina Rexhepi, e cila duket se nuk është lodhur fare për disa nga detajet kryesore të hit klipit “Delicious” me reperin MC Kresha.

Do të ishte gjë interesante po që se Dafina Rexhepi do pyetej për stylingun e flokëve dhe për veshjen e saj në videoklipin “Delicious”, pasi që edhe flokët edhe veshja janë komplet të kopjuara nga klipi i këngëtares amerikane Cassie, “Long Way To Go”.

Sa për të hyrë në detaje, ngjashmëri vërehen edhe në mënyrën e lëvizjes së buzëve dhe të mënyrës së lëvizjes së përgjithshme, ashtu si një bazim i lehtë në skenarin e klipit. Sidoqoftë, këto të fundit janë vetëm detaje, të cilat jo medoemos janë të sakta, por për më shumë, gjykoni vet.


YouTube Preview Image

10