Korabi me dy këngë dhe dy klipe të reja

September 14, 2010   | Lajmet / Vijesti

Korab Shaqiri ka thënë për Telegrafi.com se ai është në përfundim të dy këngëve të reja – një balade dhe një kënge ritmike.

Këngëtari dhe kompozitori, i cili depërtoi shumë shpejt në estradën kosovare me hit-këngën e parë “Banesa e Vogël”, thotë se së shpejti ai do t’i realizojë edhe videoklipet e dy këngëve të reja.

“Jam duke punuar në finalizimin e dy këngëve të reja të cilat priten të dalin së shpejti.
Njëra është baladë dhe tjetra është një këngë ritmike. Të dyja këngëve do ju bashkëngjiten klipet dhe të dyja do të dalin në treg.

“Janë të kundërta njëra nga tjetra për sa iu përket zhanrit të tyre, por shumë të bukura në vetvete. Muzika dhe orkestrimi në të dyja këngët është krijimtari e imja, tekstin tek balada e ka shkruar Gojart Ferati kurse tek ritmikja Ilir Shaqiri. Titujt do t’i bëjmë publike [vetëm] atëherë kur do të lansohen këto dy këngë”, ka thënë këngëtari në një bisedë për Telegrafi.

Korab Shaqiri ka treguar se për të realizuar klipet e dy këngëve të reja, edhe kësaj radhe mendon të bashkëpunojë me produksionin e njëjtë me të cilin ka realizuar edhe klipin e këngës “Verën e kaluar”, kompaninë IMEDIA, nëse ata i ofrojnë skenar të mirë për të dyja këngët.

Telegrafi
YouTube Preview Image