Ana Malit: Arsimimi i popullsisë

September 15, 2010   | Reportazh / Reportaža
Avdulla Kurti, Musa Gjoni, Xhavdet Holli, Bajram Rexha, Riza Rexha, Hata Salaj-Gjoni, Feride Salaj-Gjoni, Mine Holli, Zenepe Rexha, Jenuz Divani

Foto nga Arkivi i Haxhi Zenelit

Rexhep Lleshi, Musa Gjoni, Kasem Ceka, kasem ceka, Sabri Holli, Ferit Kurti, Xhevdet Astafa, Mustaf Mustafa, Haxhi Taipi, Tom Ndreu, Musa Maxharri, sadik shaba, Sadik Shaba

Foto - ARB Arhiva nga Dino Zeneli

Në vitin shkollor 1958/59 shkollën fillore me tetë klasë e kryen nxënësja Rrukije Lika, e cila në vitin shkollor 1964/65 bëhet mësuesja e parë vendase në shkollë. Prej dhjetorit të vitit 1961, shkolla mban emrin e dëshmorit Bedri Elezaga nga Ulqini, Në vitin 1962/63 është çelur shkolla fillore në Shtodër, me 4 klasë, 71 nxënës, mësuesit: Halit Avdiqi dhe Hasan Salaj. Në vitin 1964. në shkollë formohet organi i parë vetëqeverisës Këshilli i shkollës, kryetar i të cilit është Faik Ceka. Në vitin 1966 pensionohet drejtori i shkollës Junuz Divanoviqi, i cili me punë,përpjekje, pasion dhe angazhim të gjithanshëm dha ndihmesë të jashtëzakonshme në arsimimin e popullsisë së Anës së Malit.

Sylo Kurti, Hatixhe Alaj-Maxharri, Idriz Kallaba, Sabri Holli, Musa Maxharri, Tom Ndreu, Hata Salaj-Gjoni, Qamil Kurti, Xhemal Hoxha

Foto nga Arkivi i Haxhi Zenelit

Drejtorët e tjerë të shkollës kanë qenë: Sabri Hollaj 1966 -1970, Elez Muçaj 1970 – 1973 dhe 1982 – 1985, Faik Ceka 1973, Xhevdet Hollaj 1973 – 1977, Rexhep Kokaj 1977 – 1981, Idriz Kallaba 1981, Rexhep Lleshi 1985 – 1998, Nail Draga 1998 – 2003, Ali Muçaj 2003-2007, Nail Draga 2007… Në vitin shkollor 1967/68 është çelur shkolla e ndarë katërklasëshe në Fraskanjel, me 24 nxënës me mësues Mehmet Peraj. Mësimi në objektin e shkollës së vjetër përfundimisht merr fund në vitin shkollor 1971/72, ndërsa nga viti shkollor 1972/73 lëshohet në përdorim objekti e ri, dhuratë nga Republika e Kroacisë. Në shkollën e re, për të parën herë mësimi organizohet në kabinete. Po ashtu, në këtë vit shkollor filloi punën paralelja 4 klasëshe në Rashtishë. Për të parën herë, duke filluar nga viti shkollor 1975/76, organizohet transporti i nxënësve me autobus deri në shkollë dhe anasjelltas. Si gjuhë e dytë e huaj anglishta vendoset në vitin shkollor 1977/78. Prej vitit 1979, Dita e shkollës festohet më 15 maj. Në vitin shkollor 1981/82 ka filluar punën pedagogu i shkollës. Në vitin shkollor 1982/83 në shkollë zbatohet java e punës 5 ditëshe. Në vitin 1992. shkolla bëhet institucion publik dhe mban emrin: IP SHF “Bedri Elezaga” në Katërkollë.
Në vitin shkollor 1992/93, në shkollë vihet gjermanishtja si gjuhë e huaj e dytë. Nga viti shkollor 1993/94 në shkollë, me të drejtë të plotë, punon bibliotekisti i shkollës, ndërsa nga viti 1998 edhe llogaritari. Në organizim të Shoqatës së Art Clubit, me 12 shtator 1997, në shkollë është mbajtur Akademia solemne me rastin e 50 – vjetorit të ardhjes së ish drejtorit të shkollës Junuz Divanoviqit në Katërkollë, duke vendosur bustin e tij në hyrje të objektit të shkollës së vjetër. Në vitin shkollor 2005/06 në shkollë filloi programi arsimor i shkollës fillore nëntëvjeçare të reformuar. IP Shkolla fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, ka shkollën amë dhe 8 paralele të ndara në fshatrat: Krythë, Sukubinë, Rashtishë, Millë, Kravar, Shtodër, Kllezën dhe Fraskanjel. Sa i përket numrit të nxënësve, më së shumti ka pasur në vitin shkollor 1981/82 1143 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2009/2010 ka gjithsej 591 nxënës, 33 paralele dhe 68 individë të punësuar. ( shënim i dr. Nail Draga).

Gjekë Gjonaj
Koha Javore
Si posedoni ndonji fotografi të asaj kohe na dergoni dhe ne do i publikom.Faliminderit

YouTube Preview Image

4