Rozi Radi përsëri në luftë me Rezi Shkurtën

September 15, 2010   | Lajmet / Vijesti

Gjatë pjesëmarrjes në reality show-n kosovar “VIP shpija”, dy këngëtaret Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta, nga mikesha shumë të ngushta u kthyen në rivale të përjetshme… Ky rivalitet duket se do të forcohet edhe më shumë gjatë këtij edicioni të 12-të të festivalit “Kënga Magjike”, ku të dyja këngëtaret janë konkurrente. Rezarta do të prezantohet në këtë edicion me një këngë të Pirro Çakos, ndërsa Rozana vijon të mbetet besnike e kompozitorit Adrijan Hila. Pas suksesit të vjetshëm me këngën “Femër”, Rozi konkurron përsëri këtë vit nën logon A.H. Duke dyshuar për ndonjë incident të mundshëm, kontaktuam me këngëtaren Rozana Radi, dhe ajo plot dashamirësi na u përgjigj…

“Unë nuk shkoj në festival për të bërë luftë. Në festivalin “Kënga Magjike”, shkoj për të performuar këngë të bukura, dhe për t’i dhuruar publikut vlera, sepse ai festival këtë mision ka në vetvete, ose të paktën i tillë vjen ai tek unë… Ardit Gjebrea me festivalin e tij më mësoi se ç’është muzika e vërtetë, ndaj nuk mendoj se ka vend për më shumë komente. Unë nuk i shikoj as Rezartën dhe as këngëtarët e tjerë si rivalë”, – u shpreh Rozi, ndërsa ishte gati për t’u nisur drejt SHBA-së për një seri koncertesh që do të mbajë aty.

Bluetooth
YouTube Preview Image